A i jepet përparësi fjalës së ndokujt para fjalës së Allahut dhe Profetit (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!)?
Nuk i jepet përparësi fjalës së ndokujt ndaj fjalës së Allahut dhe Profetit (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!).
Allahu i Lartësuar thotë: “O ju që keni besuar! Mos i jepni përparësi askujt para Allahut dhe të Dërguarit!” El Huxhurate, 10.
Profeti (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) ka thënë: “Nuk lejohet t’i bindemi dikujt në diçka që kundërshtohet Allahu. Bindja ndaj të tjerëve është në gjëra të lejuara nga Allahu.”
Mutefekun alejhi.