KËTO JANË RREGULLAT BASHKËSHORTORE?

0
209

1. Të zbukurohet secili prej bashkëshortëve për njëri-tjetrin.

2. Burri është i detyruar të kujdeset për sunetet e fitres, të cilat janë: sunetimi, rruajtja e vendeve të turpshme, shkurtimi i mustaqeve, prerja e thonjve dhe heqja e qimeve nën sqetulla. Po ashtu, me këto rregulla obligohet edhe grua-ja; që të dy janë të detyruar të mos kalojnë më tepër se dyzet ditë pa i përmbushur këto obligime. Muslimania duhet të largohet nga traditat e jobesimtarëve (kafireve), siç është tradita e rritjes së thonjve dhe ngjyrosja e tyre.

3. Të largohet bashkëshortja nga tatuazhi, që do të thotë nga zbukurimi i trupit me pika dhe vizatime të ndryshme e po ashtu edhe nga heqja e vetullave, qoftë tërësisht a pjesërisht, ose nga heqja e qimeve të fytyrës. Të gjitha këto që përmendëm janë të ndaluara dhe njëkohësisht të mallkuara nga Pejgamberi salallahu alejhi ve selem, siç thotë hadithi: “Allahu i ka mallkuar ata që bëjnë tatuazh dhe atyre që u bëhet, ato që i heqin vetullat dhe atyre të cilave u hiqen dhe ato që i ndajnë dhëmbët për zbukurim, të cilët e ndryshojnë krijesën e Allahut.” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)

4. Të falin bashkëshortët nga dy rekate namaz së bashku, siç transmetohet se Ibni Mesudi r.a. e paska urdhëruar Ebu Harizin që, kur t’i afrohet bashkëshortes, t’i falë ajo pas tij dy rekate namaz. (Transmetojnë Ebu Bekr bi Ebi Shejbe dhe Taberaniu)

Kjo njëkohësisht është edhe përkujtim për palën bashkë-shortore që, nëse dëshirojnë shpëtim në dunja dhe në ahiret, atëherë le ta ngrenë jetën e tyre në devotshmëri.

5. Të vërë burri dorën e tij në ballin e saj e pastaj le të thotë: BISMIL-LAHIRR-RRAHMANIRR-RRAHIM. ALLAHUMME INNI ESELUKE MIN HAJRIHA VE HAJRI MA XHEBELTEHA ALEJHI, VE EUDHU BIKE MIN SHERIHA VE SHERI MA XHEBELTEHA ALEJHI, që do të thotë: “Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirë-bërësit! O Allahu im, unë kërkoj prej Teje të mirën e saj dhe të mirën që ke krijuar në të dhe kërkoj të më mbrosh prej sherrit të saj dhe prej sherrit që ke krijuar në të.” (Transme-ton Buhariu)

6. Të mos harrojë bashkëshorti që, para kontaktit me bashkëshorten e tij, të thotë: BISMIL-LAHI ALLAHUMME XHENIBNASH-SHEJTANE, VE XHENNIBISH-SHEJTANE MA REZE-KTENA, që do të thotë: “Në emër të Allahut. O Allahu im, largoje shejtanin prej nesh dhe largoje shejtanin prej asaj me çka na ke pajisur (furnizuar)!” (Transmeton Buhariu)

7. Bashkëshortëve u lejohet t’i shohin pjesët e turpshme të njëri-tjetrit. Aishja r.a. thotë: “Ishim duke u larë unë dhe i Dërguari i Allahut salallahu-alejhi-ue-selem prej një ene që gjendej mes meje dhe atij. Në të përziheshin duart tona. Ai më lagte mua derisa i thosha: Më lër mua, më lër mua. (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)

8. Për njeriun e papastër (xhunubin) preferohet të marrë abdestt para se të shtrihet në shtrat, e nëse lahet, atëherë është edhe më mirë. Transmetohet nga Abdullah ibni Kajsi se e paska pyetur Aishen radiAllahu-anha se si vepronte Resulull-llahu-sallAllahu alejhi ue-selem kur ishte i papastër: “A pastrohej para se të binte për të fjetur apo flinte para se të pastrohej?” E ajo kishte thënë: “Të gjitha këto i bënte. Ndonjëherë pastrohej e flinte, e ndonjëherë merrte abdestt e flinte.” (Pasi mori vesh përgjigjen) Tha: “Falënderimi i qoftë Allahut, i Cili ka lënë fushëveprim të gjerë në këtë çështje.” (Transmeton Muslimi)

Libri Etika Islame

Abdul Hamid Es Suhejbani

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here