KËTA ISHIN KHALIFËT E DREJTË

0
204

Vlera e hulefai rashidinëve (kalifëve të drejtë) dhe renditja e tyre

EBU BEKRI

UMERI

UTHMANI DHE

ALIJU ALLAHU QOFTË I KËNAQUR ME TA

Ehli Suneti dhe Xhemati pajtohen se katër hulefai rashidinët janë ndër muhaxhirët më të mirë. Ata janë njerëzit më të mirë të umetit, pas Pejgamberit salallahu alejhi ve selem. Ata janë ndihmësit (ministrat) dhe dhëndurët e të Dërguarit salallahu alejhi ve selem. Për secilin prej tyre, nga Pejgamberi, janë përcjellë merita me të cilat u veçuan kundrejt të tjerëve, e që nuk i ka arritur askush. Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë!

Ehli Suneti dhe Xhemati, në përputhje me argumentet shumërrugëshe të përcjella përmes Aliut e të tjerëve, Allahu qoftë i kënaqur me të!, janë të njëzëshëm se njeriu më i mirë i këtij umeti, pas të Dërguarit, është Ebu Bekri, pastaj Umeri. Ndërkaq, nuk janë të një mendimi lidhur me atë se cili është më i mirë:Uthmani apo Aliu? Disa prej tyre e kanë favorizuar Uthmanin, duke e bërë Aliun të katërtin. Disa e kanë parapëlqyer Aliun, porse ka të tjerë që kanë heshtur. Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë!, sa u përket meritave, duket se parapëlqen mendimin e parë, duke i dhënë përparësi Uthmanit kundrejt Aliut, për këto arsye:

Për shkak të fakteve dhe gjurmëve të transmetuara që flasin për meritat e Uthmanit, Allahu qoftë i kënaqur me të!
Pajtueshmëria e sahabëve duke i dhënë përparësi Uthmanit me rastin e zgjedhjes së tij si kalif (udhëheqës). Kjo, sipas pikëpamjes së tyre, është për shkak se ai është më i miri. Radhitja e tyre sipas meritave është paralel me radhitjen e tyre në kalifat. Buhariu, Allahu e mëshiroftë!, përcjellë nga Ibn Umeri, Allahu qoftë i kënaqur me ta!, shënon: “Ne, gjatë kohës së të Dërguarit, parapëlqenim njerëz.” Ndërkaq, sipas motërzimit të Ebu Davudit qëndron: “Ndërsa ne thoshim se më të mirët nga populli i Pejgamberit, pas tij, janë Ebu Bekri, Omeri, pastaj Uthmani, i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem ende ishte gjallë.”
Tashmë, në përputhje me mendimin e Ehli Sunetit, u përcaktua çështja duke parapëlqyer Uthmanin kundrejt Aliut, ashtu siç i është dhënë përparësi në besëdhënien për kalifat (udhëheqje). Abdurrahman ibn Aufi, Allahu qoftë i kënaqur me të!, ka thënë: “I shikova njerëzit, por nuk pashë dikë që mund të krahasohej me Othmanin.” Disa selefë (të parë) kanë thënë: “Ai që nuk e parapëlqen Uthmanin kundrejt Aliut, i ka nënvleftësuar muhaxhirët dhe ensarët. Ky është argument për përparësinë e Uthmanit ndaj Aliut, Allahu qoftë i kënaqur me ta!, dhe se ai është më i mirë, ngase sahabët, Allahu qoftë i kënaqur me ta!, e kanë parapëlqyer duke e zgjedhur pas konsultimeve në mes vete. Vetë Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me të!, ka qenë njëri ndër besëdhënësit e vet, si dhe zbatonte ndëshkimet në praninë e tij. Pajtueshmëria e tyre duke i dhënë përparësi Uthmanit ndaj Aliut, Allahu qoftë i kënaqur me ta!, tregon se ky i fundit është më i miri dhe më meritori për kalifat, pas Uthmanit. Aliu, siç është e njohur, ka qenë më i miri në kohën e tij, e falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve. Përmbledhja e medhhebit të Ehli Sunetit dhe Xhematit, lidhur me parapëlqimin mes sahabëve pas deklarimit për meritat e të gjithëve, është se, sahabiu më i mirë është Ebu Bekër Es Sidiku, pastaj Umer El Faruku, pas tij Uthman Dhunurejni, e më pas Ali El Murtedaja, vijuar nga pjesa tjetër e dhjetë të përgëzuarve me Xhenet, pas tyre pjesëmarrësit e Bedrit, më pas pjesëmarrësit në Besëlidhjen (Bejatu Ridvan). Ndërkaq, prej të tjerëve, pjesa tjetër e sahabëve që e ka pranuar Islamin para fitores (Marrëveshjes së Hudejbisë), e pastaj ata që e kanë pranuar Islamin pas fitores, e që kanë luftuar.”

Libri Virtytet dhe të drejtat e Sahabeve

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here