Uthulla e molles është një përbërës i mrekullueshëm te cilin mund ta përdorni atë si një produkt pastrimi, një artikull për kujdesin e bukurisë, një ilaç,per insekte dhe shumë më tepër.
Megjithatë, gjithmonë sigurohuni që përdorni uthull të certifikuar organike të papërpunuar të mollës. Nëse e merrni nepermjet gojës, gjithmonë hollojeni atë në ujë.
Këtu janë disa nga përdorimet e habitshme të uthulles se mollës:
Trajton dhimbjet e fytit
Uthulla e molles ka veti të fuqishme antibakteriale që luftojnë bakteret patogjene. Hidhni nje lugë gjelle uthull në një gotë me ujë dhe beni gargarë tri herë në ditë.
Qetësoni djegien nga dielli
Për të zbutur djegien nga dielli, beni një dush me ujë të vakët dhe një filxhan uthull molle në të.
Forcohet tretja
Merrni një lugë çaji uthull molle në një gotë me ujë para ngrënies.
Humb peshe
Ajo siguron një ndjenjë të ngopjes nëse merret në një gotë me ujë para ngrënies.
Rregullon sheqerin në gjak
Marrja e 2 luge uthulle para ngrënies ul sheqerin në gjak.
Trajton dëshirat e sheqerit
Nëse ju merrni uthull molle në një gotë me ujë para ushqimit, ju do të redukoni dëshirat tuaja për gjera te embla.
Mbron shëndetin e zemrës
Është e pasur me polifenole (si acid klorogjenik) që redukton oksidimin e lipoproteinave me dendësi të ulët (kolesteroli i keq) dhe mbron nga sëmundjet kardiovaskulare.
Pastrues i lëkurës
Uthulla e molles është një pastrues i fuqishëm i lëkurës, për shkak të përbërësve të saj antimikrobikë. Shtoni pak uthhull në një tas me ujë dhe spërkatni fytyrën tuaj për të pastruar çdo papastërti.
Trajton këmbët
Shtoni pak uthull të mollës në një kovë të mbushur me ujë të ngrohtë dhe vendosni këmbët në të për 5 minuta për të luftuar bakteret.
Gatim
Pasurojeni shijen e peshkut, mishit të pulës ose mishit te vicit, duke shtuar ne te uthull molle.
Flokë të shëndetshëm dhe me shkëlqim
Përzihet një lugë gjelle uthull molle dhe një gotë me ujë, dhe përdorni përzierje për të shpëlarë flokët ne fund pas larjes se tyre me shampo. Kjo do ta bëjë atë të shkëlqyeshëm dhe të fortë.
Zbardhjen e dhëmbëve
Shtoni një lugë çaji në një gjysmë gotë ujë dhe derdhni atë në gojë për një gargarë natyrale që do tjua beje dhëmbët të bardhë.
Deodorant natyral
Vendosni pak uthull molle nën sqetull dhe përdoreni atë si deodorantin tuaj natyral.
Burimi:/theheartysoul.com/
©gatuajshendetshem/përktheu j.memeli/