ILAÇI PËR ZEMRËN E NGURTË

0
272

Shejh Ibn Uthejmini -Allahu e mëshiroftë- ka thënë:

“Vërtetë për zemrën e ngurtë ka ilaç dhe ai është leximi i Kuranit.”

Argument për këtë kemi fjalën e Allahut të Lartësuar.

“Sikur këtë Kuran t’ia shpallnim ndonjë mali, ti do ta shihje atë (mal) të përulur dhe të copëtuar nga frika e Allahut. Shembull të tillë Ne ua japim njerëzve, që ata të meditojnë.”El-Hashr, 21.

Dhe mali, siç e dimë, është prej gurëve të mëdhenj (shkëmbinj), nëse do t’i shpallej atij, do të frikësohej dhe copëtohej! Kështu është edhe me zemrën kur lexon Kuran. Kur njeriu lexon duke menduar dhe medituar, patjetër që zemra do të ndikohet prej tij.

Allahu i Lartësuar thotë:

“Vërtet këtu ka këshillë për këdo që ka zemër, dëgjon me vëmendje dhe dëshmon.”Kaf, 37.

Përktheu: S. Kuburi

Burimi Jetës

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here