Hudhra për të shëruar ftohjen

0
254

Në sezonin e teshtimave dhe kollitjeve, shumë kthehen tek fuqitë çudibërëse të hudhrës, për të cilën përgjatë historisë është besuar që shëron infeksionet, ndërsa është vërtetuar që ka veçori të forta antioksidante, ndikon mirë në imunitet, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe redukton kolesterolin.

Por, çështja është se a mund të shërojë gripin dhe ftohjen?sarımsak

A mund të na mbrojë nga ftohja dhe gripi madje edhe supa e përgatitur nga 50 grimca hudhër? Në sezonin e teshtimave dhe kollitjeve, hudhra është ushqim i lavdëruar për të cilin besohet që ka fuqinë të ndalë viruset, ndërsa reputacionin e luftëtarit kundër infeksioneve e ka marrë duke iu falënderuar alicinës, një nga përbërësit e saj.

“Ky kompozim kimik njihet për një kohë të gjatë për veçoritë e veta antibakteriale dhe fungicidale”, tha Helen Bond, zëdhënëse e British Dietetic Association. “Për këtë arsye njerëzit supozojnë që hudhra mund të”forcojë” sistemin e imunitetit. Shumë njerëz thjeshtë e grimcojnë hudhrën, e përziejnë me vaj ulliri dhe e lyejnë bukën”.

Studimi i fundit ka vërtetuar që konsumimi i rritur i hudhrës gjatë dimrit mund të reduktojë zgjatjen e simptomave të ftohjes. Hudhra ka reputacion të gjatë si ilaç çudibërës. Egjiptianët e lashtë e kanë rekomanduar si ilaç për 22 sëmundje.

Në një dokument të vjetër 1500 vjet para Krishtit shkruante se si skllevërit që kanë ndërtuar piramidat kanë ngrënë hudhër për të rritur qëndrueshmërinë dhe shëndetin. Grekët e vjetër me hudhër kanë shëruar infeksionet, sëmundjet e mushkërive dhe gjakut, pickimet e insekteve, madje edhe leprozën.

Romakët me hudhër kanë ushqyer ushtarët dhe marinarët për të përmirësuar qëndrueshmërinë e tyre. Dioskoridi, mjeku personal i perandorit Neron, ka shkruar studimin në të cilin lartëson fuqinë e hudhrës. Por tek në vitin 1858 shkencëtari francez Louis Pasteur ka zbuluar që hudhra vret bakteret.

Pasi që kishte vendosur hudhrën në një enë të mbushur me baktere, Pasteur ka vërtetuar që rreth çdo cope është formuar zonë pa baktere.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here