Pyetje: A lejohet heqja e qimeve të tepërta (në vetulla) dhe a lejohet zgjatja e thonjve dhe lyerja e tyre me manikyr?
Përgjigje:
– Heqja e vetullave apo rrallimi i tyre nuk lejohet, sepse Profeti, alejhi selam, i ka mallkuar ato gra që heqin vetullat e veta apo të të tjerave.
– Zgjatja e thonjve është në kundërshtim me sunetin, sepse Profeti, alejhi selam, ka thënë: “Pesë gjëra janë prej fitres (natyrshmërisë njerëzore): bërja synet, heqja e qimeve prej pjesëve të turpshme, shkurtimi i mustaqeve, heqja e qimeve të sqetullave dhe shkurtimi i thonjve.” (Buhariu, Muslimi) Mosprerja e thonjve më tepër se 40 ditë nuk është e lejuar, sepse Enesi thotë: “Profeti, alejhi selam, na ka caktuar që të mos e lëmë më shumë se 40 ditë shkurtimin e mustaqeve , prerjen e thonjve dhe heqjen e qimeve nga sqetullat dhe vendet e turpshme.” (Muslimi)
Nga ana tjetër thonjtë e gjatë janë një nga veçoritë e kafshëve dhe jobesimtarëve (të cilët e kemi të ndaluar t’i imitojmë)
– Sa i përket lyerjes së thonjve, më e mira është që të lihet kjo gjë. Gjatë abdesit duhet të hiqet manikyri, sepse ai pengon depërtimin e ujit në thua.
Përgjigjet Shejh Bin Bazi (Allahu e mëshiroftë!)
Libri “Pyetje dhe përgjigje mbi çështjen e gruas në Islam”