HAJR INSHALLAH – cila është domethënia dhe vlera e kësaj thënie

0
188

Cila është domethënia dhe vlera e kësaj thënie që muslimani shumë shpesh e zë në gojë?

Kishte qenë një mbret dhe për shërbëtor të afërt kishte zgjedhur një musliman.
Besnikëria dhe morali i këtij muslimani e kishin bindur mbretin qe ta merrte afër vetes
dhe ta bënte shërbëtor, mirëpo mbretin e neveriste një thënie e këtij muslimani “Hajr
Inshallah” dhe shpesh tentonte që ta përqeshte për këtë thënie vazhdimisht.

Një ditë mbreti shkon deri te kuzhina dhe provon që të përgatis diçka për vete, merr
thikën për të prerë diçka dhe duke u munduar që t’i shërbente vetes diçka nga kuzhina, i
rrëshqet dora dhe pren gishtin, madje e këput tërësisht…

Muslimani kur e sheh që po i gjakos gishti i prerë, reagon dhe thotë:

– Hajr insha-Allah !!!

Mbreti ia kthen me nervozizëm:

– Si more po thua hajr, po çfarë hajri ka këtu, ku e shkurtova gishtin, ti po tallesh me
mua a??!! Prej sot, për këtë tallje që bëre ndaj meje, do të futesh në burg.

Muslimani, kur u futën ne burg, tha:

Hajr insha-Allah!!

Mbreti çuditët me këtë thënie të shpeshtë që e thoshte dhe disi e injoronte këtë dhe e la
në burg dhe iku.

Pas një kohe, mbreti del për gjueti me zagarin (qenin) e tij, duke bërë gjueti, gabimisht
kalojnë kufirin e territorit ku e kontrollonte dhe i takonte mbretërisë së tij, dhe kalon në
territorin e një mbretërie tjetër kundërshtare, ku populli i këtij vendi dhe kësaj mbretërie
ishin paganë dhe idhujtarë të devotshëm, d.m.th. besonin në idhuj.

Me kalimin e kufirit, mbreti u zu rob. Ushtarët e kapen zhagazi dhe e dërguan tek mbreti
idhujtar. Mbreti në atë kohe po festonte një feste për hir të idhullit të tij dhe kërkoi që për
idhullin e tij, në të cilin besonte për zot, ta therte për kurban një njeri dhe ky njeri qëlloi
të ishte ky mbret i cili u kap rob.

Ata e vendosen mbretin e zënë rob para publikut për ta flijuar. Para momentit të heqjes
së kokës, mbreti idhujtar ndërhyn dhe ndalon kurbanin e mbretit të zenë rob sepse e
vëren se ky mbret nuk e ka një gisht dhe thotë:

– zoti (idhulli) nuk pranon një kurban te gjymtuar apo sakat dhe urdhëron ta lirojnë ketë
njeri dhe të kërkojne nje njeri tjeter per kurban.

Mbreti u lirua, i lumtur dhe i gëzuar hyn në mendime dhe i kujtohet fjala “Hajr insha-
Allah” e muslimanit në momentin kur iu kishte prerë gishti dhe çuditet se si muslimani
kishte të drejtë dhe se fjala “hajr insha-Allah” ishte me vend dhe se ndikoi qe une të
shpëtoj jetën, mirëpo ky mbreti fillon të mendoj, mendon e mendon dhe thotë ne vete:

-Kur shkurtova gishtin dhe tha “Hajr inshallah”, u verejt rezultati i asaj thënie sepse
shpëtova prej idhujtarëve, por tash çfarë do të thotë me rastin e hyrjes në burg kur tha
“hajr insha-Allah” muslimani.

Mbreti shkon deri te burgu ku ishte i burgosur muslimani dhe me kureshtje e pyet
muslimanin:

– Para ca kohësh dola për gjueti dhe kalova kufirin dhe më kapën armiqtë, me nxorën në
shesh për te më ekzekutuar si kurban për një idhull te mbretit, por gishti që e kisha të
shkurtuar me shpëtoi jetën dhe se ateherë kur pate thënë “hajr insha-Allah” kishe pasur
te drejt, sepse shpëtova jeten time… Por, jam kurreshtar të të pyes për rastin e hyrjes ne
burg që ti patë thënë të njëjtën fjalë “hajr insha-Allah”. Pse e pate thëne këtë dhe ku
qëndron mirësia në këtë rast??

Muslimani i përgjigjet:

– Kur hyra në burg thash “hajr insha-Allah” sepse hyrja në burg ndikoi që unë të shpëtoj
jetën time, sepse po të mos hyja në burg ti do të më merrje me veti në gjueti dhe kur do
të na kishin zënë rob idhujtarët, ateherë unë do të ekzekutohesha për kurban te mbretit
idhujtar sepse une nuk isha i gjymtuar apo i sakatosur apo nuk kisha ndonjë gisht te
shkurtuar sikur ti dhe mbreti idhujtar do të më kishte zgjedhur mua për kurban dhe jo ty
dhe kështu që te do kishe shpëtuar, ndërsa une jo…

Mbreti i ngazëllyer me ketë mrekulli dhe po aq i ndikuar nga rasti në fjalë bindet dhe
pranon Islamin dhe bëhet musliman.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here