Gjeorgji: Myslimanët protestuan kundër largimit të minaresë

0
240

(u59u)Jemal PaksadzeQindra myslimanë të Gjerogjisë janë tubuar sot në kryeqytetin Tbilisi për të protestuar kundër minaresë së një xhamie në fshatin Chela, në provincën Samtskhe-Javakheti.

Gjatë largimit të minaresë, dje një grup i myslimanëve ishin përpjekur ta bllokonin aksionin, por policia me forcë i kishte shpërndarë protestuesit, dhe i ka arrestuar 21 vetë.

Ministria e financave tha se minareja është larguar për inspektim, për të verifikuar nëse materialet e shfrytëzuara për ndërtim ishin deklaruar, kur ato janë importuar nga Turqia, në muajin korrik.

Myftiu i Madh në Gjeorgji, Jemal Paksadze, e ka dënuar largimin e minaresë, duke vlerësuar se kjo është shkelje e të drejtave të shtetasve të Gjeorgjisë./rfe/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here