Falja e rregullt e namazit pakëson dhimbjet në pjesën e poshtme të shpinës

0
285

Shkencëtarët kanë zbuluar se namazi, për të cilën myslimanët janë të detyruar pesë herë në ditë ta bëjnë, nëse bëhet rregullisht, mund të pakësojë dhimbjet në pjesën e poshtme të shpinës dhe të përmirësojë shëndetin e kurrizit dhe elasticitetin e nyjave. Në studimet e bëra në universitetin “Binghamton “, në Nju-Jork, është bërë një analizë rreth pozitës së trupit gjatë faljes së namazit dhe efektit në dhimbjen te pjesa e poshtme e shpinës. “Namazi mund ta eliminojë stresin fizik dhe ankthet, trasmeton gazeta Kosova Sot

Ekzistojnë edhe studime, që tregojnë se ritualet mund të konsiderohen si tretman klinik te çrregullimet në sistemin e neuro-muskujve në palcën e kurrizit”, thotë Mohammad Khasawneh, profesor në universitetin “Binghamton”, i cili po ashtu ishte koautor në studim. Në studim thuhet se lëvizjet gjatë lutjeve mund ta shtojnë elasticitetin, përkatësisht lëvizjen e shpinës dhe nyjave, por nëse nuk bëhen në mënyrën e duhur, kjo vetëm se e rrit dhimbjen. Hulumtuesit pohojnë se lëvizje të ngjashme ka edhe te lutjet krishtere dhe hebraike, si dhe në terapinë fizikale të jogës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here