Këto janë 8 gjërat që ju i bëni gabim çdo ditë

0
204

Rutina jonë e përditshme na rrëmben aq shumë sa gjërave më të vogla nuk iu kushtojmë rëndësi dhe i bëjmë gjithmonë gabim.

Por në iu sugjerojmë që t’iu kushtoni më shumë rëndësi këtyre detajeve që në dukje janë të parëndësishme, pro realisht ato do u ndihmojnë shumë në aktivitetin tuaj ditor dhe përkujdesjen për shëndetin.

Sa nga ju i hidhni vaj ujit të makaronave me idenë se ato nuk do ngjisin?! Epo, nëse keni qenë duke e bërë këtë rit deri tani ne ju themi se e keni gabim.

Më poshtë po u sjellim 8 ide që padyshim do sjellim ndryshime pozitive në jetën tuaj.

1.Përdorimi i shampos së tepërt në dush e bën lëkurën tuaj të duket shumë më e thatë seç mosha e tregon. Mundohuni të përdorni minimumin e shampos për të bërë shkumën që i nevojitet lëkurës për pastrim, uji i bollshëm është ai që bën diferencën.

2.Të punosh pa planifikuar pushimin është një vetëvrasje për ju dhe produktivitetin e punës suaj. Nëse ndiheni të motivuar nga ora 11 deri në 13, atëherë mos e merrni pushimin në orën 12.

3.T’i përgjigjsh shefit tënd në mesazhet e WhatsApp është një gabim. Është e rëndësishme që të vendoset kufiri midis punës dhe jetës private. Psikologët thonë se ne nuk duhet t’i diskutojmë problemet e punës në mesazhe private siç është WhatsApp, sepse kjo sjell një ndërlikim të marrëdhënies profesionale me atë private dhe bëhet situatë stresuese.

4.Shtimi i vajit në ujin që zihet për makarona parandalon salcën që të fërkohet me makaronat dhe që këto të dalin sa më të mira duhet të përthithin sa më shumë salcë.

5.Të thash duart me letër thithëse është diçka që të gjithë e bëjmë, por mendoni pak sa i kushton planetit gjithë ai dru për të prodhuar letra, ku në fakt ju thjesht mund t’i shkundni dy herë dhe ja ku u thanë.

6.Merrni frymë duke përdorur diafragmën jo gjoksin. Oksigjeni në sasinë e duhur ka efekte pozitive në sistemin tuaj nervor, ndihmon në presionin e ulët të gjakut, redukton inflamacion dhe dhimbje, përmirëson shëndetin e përgjithshëm fizik, dhe e mban stresit larg.

7.Të lani dhëmbët tuaj duke e përdorur furçën horizontalisht është gjithashtu një këshillë që nuk duhet ndjekur. Në mënyrë që të pastrohet sa më mirë goja dhe dhëmbët duhet ta përdorni furçën në të dy drejtimet barazimisht, vertikal dhe horizontal.

8.Të fillosh ushtrimet pa përgatitur trupin tuaj më përpara atëherë keni zgjedhur mënyrën e gabuar për çdo lloj qëllimi që i keni vënë vetes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here