A e rrisin tostat dhe patatet e skuqura rrezikun për kancer?

0
210

Kampanja e re në Britani të Madhe paralajmëron për rreziqet e kancerit që lidhen me ushqimet e stërpjekura. Kjo kampanjë është realizuar për një kohë të gjatë me prova dhe studime në kafshë duke filluar nga viti 2002.

Kjo fushatë ka për qëllim vetëdijesimin e njerëzve që të mos gatuajnë në temperatura shumë të larta.

Agjencia “The food standards” në Britani të madhe ka paralajmëruar për rreziqet e kancerit që lidhen me ushqimet e shpejta, si tostët dhe patatet e skuqura në temperatura shumë të larta.

Kampanja është bazuar ne studimet e kryera në kafshë por, studime të tilla nuk janë bërë në njerëz. Disa ekspertë pretendojnë se rrezik më të lartë nga kanceri shkaktojnë faktorë të tjerë të tillë si duhani dhe obeziteti.

Studimet e kryera në minj kanë treguar se niveli i lartë i kompleksit të quajtur akrilamidë çon në rritje të rrezikut për kancer.

Akrilamida është përbërës që gjendet në shumë produkte ushqimore, ajo formohet kryesisht kur ushqimet gatuhen në temperatura shumë të larta. Ajo mundëson ndryshimin e ngjyrës gjatë pjekjes së ushqimeve, duke i shndërruar ato në “ ngjyrë të artë”, nëse ushqimet nuk largohen me kohë nga pjekja, akrilamida do të fillojë të shndërrohet nga ngjyra e verdhë në ngjyrë kafeje pastaj në të zezë , e këto ushqime të përgatitura në temperatura të larta, mbi 120 gradë celsius, rrisin nivelin e prodhimit të këtij përbërësi duke shkaktuar rrezik më të madh për kacer.

Një këshillë nga kjo kampanjë është të shmangni ushqimet që qëndrojnë në ngrirje për një kohë të gjatë sepse ato mund të rrisin nivelin e prodhimit të akrilimidës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here