Erdogan shkarkon 10 ministra

Erdogan shkarkon 10 ministra

erfKryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, ka propozuar ndryshime rrënjësore në kabinetin e tij qeveritar, pas dorëheqjes së tre ministrave, djemtë e të cilëve janë arrestuar për korrupsion.

Erdogan ka emëruar 10 ministra të rinj, pas bisedimeve me Presidentin Abdullah Gul. Mësohet se propozimet për emërimet e ministrave të rinj, i janë dërguar Presidentit turk ditën e sotme në mbrëmje.

Mes ministrave që do të shkarkohen, është edhe ai i Marrëdhënieve me Bashkimin Europian.  Ai gjithashtu përflitet se është i përfshirë në afera korruptive, por që nuk është marrë si i pandehur nga ana e gjykatave.

Dorëheqja e tre ministrave

Tre ministra të kabinetit qeveritar të kryeministrit Erdogan në Turqi dhanë dorëheqjen për shkak se, djemtë e tyre janë arrestuar për korrupsion.

Ministri i Mjedisit, Erdogan Bayraktar-i, ai i Ekonomisë, Zafer Caglyan-i dhe ministri i Brendshëm, Muammer Guler-i dhanë dorëheqjen në shenjë proteste ndaj hetimeve. Njëri nga këta ministra, ai i Mjedisit, i kërkoi kryeministrit Erdogan që të mbrapset nga këto praktika.

Të tre ministrat i mohojnë akuzat për djemtë e tyre. Turqia është futur në një kolaps politik dhe social muajt e fundit, që pasuan protestat e dhunshme kundër planit urbanistik të Stambollit. Me dhjetëra shefa policie janë shkarkuar që kur nisën këto hetime për korrupsion, ndërsa protesta të tjera  u organizuan në Stamboll për këtë çështje.