21 gushti i vitit 2013 do të mbahet në mend nga muslimanët si një ditë kur forcat kriminele të Bashar al-Assadit kryen një masakër të përgjakshme mbi 1300 muslimanë të pafajshëm, më i keqi që nga fillimi i revolucionit sirian.
Në të njëjtën ditë në vitin 1969 gjakatarët okupator sionist ia vunë zjarrin Masxhid el-Aksasë në mënyrë që ta shkatërrojnë një nga vendet më të shenjta të Islamit. Sionistët atë ditë kanë futur sasi të mëdha të substancave të ndezshme në Xhaminë el-Aksa, dhe i vunë zjarrin, ndërsa më parë në mënyrë të planifikuar e kanë ndaluar rrjedhjen e ujit. Ne e dimë se në atë ditë edhe zjarrfikësit u vonuan qëllimisht. Gjatë kësaj vepre penale, është djegur mihrabi i Zekeriait alejhiselam dhe minderin të cilin e ka ndërtuar Salahudin el-Ejubi, udhëheqësi i madhe ushtarak musliman pas çlirimit të Kudsit nga duart e kryqtarëve.
Ndërsa qyteti Guta, i vendosura në periferi të Damaskut, u dogj me 21 gusht 2013 me raketa të mbushura me armë kimike që u shkrepën nga ushtria kriminele e Bashar al-Asadi, e karakterizuar në të njëjtën kohë në 44 përvjetorin e veprës kriminele – djegien e xhamisë el-Aksa nga sionistët.
Është raportuar se ish kryeministri sionist, Golda Meir, ka thënë:
“Unë nuk kam mundur të fle natën kur i është vënë zjarri Xhamisë Al-Aksa, sepse kamë menduar se arabët do ti hidhen Izraelit nga të gjitha anët. Megjithatë, erdhi mëngjesi, dhe asgjë nuk ndodhi. Pastaj e kuptova se ne mund të bëjmë çdo gjë që ne duam, sepse muslimanët janë me sa duket në gjumë… ”
Atëherë a do të ishit në gjendje ta fajësoni përbindëshin Beshar nëse e citojmë Golda Meir, derisa i shikon reagimet e botës muslimane, ndaj krimeve që i ka kryer ai?
Burimi: Zaman Al Wasl