DHIKRI MË I MIRË

0
250

Punon pak, shpërblehesh shumë.

Transmetohet nga Xhuvejrie bint El-Harith radijAllahu anha, se i Dërguari salAllahu alejhi ve sel-lem, doli për ta falur namazin e sabahut në xhaminë e tij dhe pastaj u kthye pas agimit, u ul dhe më tha: “Që kur u largova nga ti, a ke qenë gjithmonë e zënë këtu me dhikr?”

I thash: “Po.”

I Dërguari salAllahu alejhi ve sel-lem, tha: “Pasi që u largova nga ti, këto katër fjali që i thash nga tri herë është e barabartë në shpërblim me tërë dhikrin të cilin e bën ti që nga mëngjesi: ‘SubhanAllahi ve bihamdihi adete halkihi ve rida nefsihi ve zinete arshihi ve midade kelimatihi’ (I Madhëruar qoftë Allahu aq sa është numri i krijesave të Tij dhe aq sa dëshiron Ai vet, po aq sa është i bukur Arshi i Tij dhe aq sa është ngjyra e pafund për t’i shkruar fjalët e Tij).” [Transmeton Imam Muslimi në ‘Edh-Dhikr’ me nr. 79; Ebu Davudi në ‘Vitr’ me nr. 24]

Përktheu dhe përshtati: Amir Shabani

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here