DIJETARI I UMETIT DHE TAKSISTI

0
199

Shejhu e ndali një taksi dhe hipi në të. Rrugës, shoferi deshi të njoftohet me udhëtarin dhe i tha: Kush është plaku me mua?!

Shejhu iu përgjigj: Muhamed ibën Uthejmini.

Shoferi: Dijetari?!! (Mendoi se shejhu po e gënjen sepse nuk ia merrte mendja se mundet të udhëton ndokush si shejhu me të).

Shejhu: Po, unë jam dijetari!

Shoferi i habitur filloi të lëkund kokën e tij nga ky krim që po i bëhet personalitetit të shejhut!!

Shejhu: E kush jeni ju?!

Shoferi: Dijetari Abdulaziz ibën Bazi!!!

Shejhu qeshi! Ti je Abdulaziz ibën Bazi ?!!

Shoferi: E po mirë, a je ti atëherë shejh Uthejmini??!

Shejhu: Mirëpo, shejh ibën Bazi është i verbër, nuk vozitën makinë!

Pas këtyre fjalëve shoferi u ndal dhe filloi të mendon dhe në fund ta vërteton se plaku nuk po gënjen. Filloi të ndjehet keq dhe ti vjen turp!

E ndali makinën dhe u ngrit dhe e përqafoi shejhun dhe kërkoi nga ai falje se me të vërtetë për të shumë kishte dëgjuar dhe nga librat e tij kishte lexuar mirëpo asnjëherë nuk e kishte parë se si duket!

Edhe pse dijetar i madh dhe kolos i diturisë po thjeshtësia e tij ishte ajo që e dallonte dhe çdo zemër e përfitonte. Allahu e mëshiroftë shejhun dhe gjithë myslimanët!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here