Ç’të bëj me fletët e kalendarit (aty ka ajete dhe hadithe)? –

0
210

Pyetje:

Më intereson të di se çfarë mund të bëj me fletët qe i heq nga kalendari çdo ditë pasi aty ka ajete edhe hadithe të pejgamberit

Përgjigje:

Falenderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Ajo që nënkuptohet nga këto shkrime në këto kalendare apo takvime është se qëllimi i tyre është që muslimanët të përfitojnë ndonjë dobi e këshillë, prandaj ne duhet të mundohemi, së pari, të përfitojmë nga ato. Pastaj nëse kjo arrihet, atëherë pasi këto letra përmbajnë ajete dhe hadithe, nuk lejohet të nënvlerësohen dhe të hidhen në çdo vend, por duhet ose t`i ruajmë, ose nëse për këtë nuk mundemi atëherë ato duhet të digjen me zjarr.

E njejta dispozitë vlen për të gjitha ato shkrime që përmbajnë ajete e hadithe dhe që nuk na nevojiten, atëherë ato duhet të digjen dhe asesi të hidhen në mbeturina. Allahu e di më së miri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here