Ja edhe një dëshmi më shumë për ta dashur dhe ndjekur Muhammedin a.s. Ngjarja e mëposhtme shpalos edhe një detaj më shumë në lidhje me personalitetin e tij.
Është shumë interesant rasti kur pejgamberi i Allahut, Muhammedi a.s., ishte i ulur me disa nga shokët e tij, në mesin e të cilëve ishte edhe një djalosh, i cili ishte ulur afër pejgamberit a.s., në anën e djathtë të tij.
Me që Muhammedi a.s. e kishte zakon, që kur t’i shërbente njerëzit, të fillonte gjithmonë nga e djathta (me këtë rast dëshironte t’ju ofronte të pranishmëve ujë), e pyeti djaloshin nëse ka mundësi që të fillojë me Ebu Bekrin, përpara djaloshit.
Një gjë të tillë nuk e pranoi djaloshi, duke u arsyetuar se nuk dëshiron që këtë nderë, për të pirë pas pejgamberit a.s., t‘ia falë dikujt tjetër.
Për këtë gjë nuk u hidhërua as Pejgamberi i Zotit, e as Ebu Bekri.
Sa të bukura janë këto fjalë të tij, s.a.v.s.: “Nuk është prej nesh ai që nuk i mëshiron të vegjlit dhe nuk i respekton të moshuarit.”
Kjo është një e drejtë tij, hak, dhe nuk ka se si të hidhërohemi ndaj njerëzve kur ata marrin të drejtat e tyre.
Kështu veproi Muhammedi a.s., kështu duhet të veprojnë edhe besimtarët.