I ÇMENDUR ËSHTË AI QË MENDON SE NJERËZIT NUK FLASIN PËR TË

0
488

Imam Shafiu, Allahu e mëshiroftë, thotë: Kush mendon se do të shpëton nga fjalët e njerëzve, ai është i çmendur!

Për Allahun thanë se ka ortak dhe se ka bir, dhe për Muhamedin, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thanë se është magjistar dhe i çmendur, e çfarë mendon ti se do të thonë për njerëzit?!

Llokmani i Urti i tha të birit: O biri im, gjëja e parë të cilën duhet ta përfitosh pas besimit në Allahun, le të jetë shoku i sinqertë.

Shembulli i tij është si shembulli i “drurit”, nëse ulesh nën hijen e tij të bën hije, e nëse merr nga frytet e saj të ushqen, edhe kur nuk të bën dobi nuk të dëmton!

Nuk është shpikje që të zgjedhësh një mijë shokë në vit, po shpikje e vërtetë është që të furnizohesh me një shok për një mijë vjet. Nuk është e mrekullueshme që ta shohësh për çdo ditë, por e mrekullueshme është që ta ndjesh prezencën e tij përreth teje, edhe nëse është larg.

Çdo dashuri e shkëputën vdekja, përveçse dashurisë për Allahun, e cila mbetet përgjithmonë!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU