Çfarë dobish përfiton nësë lexon libra?!

0
180

Kohët e fundit, është kthyer në debat botëror, lënia mënjane e leximit të librave. Studimt e shumta të kryera rreth kësaj tematike japin alarmin për shkak se masivisht të rinjtë, kanë përqafuar elektronikën duke neglizhuar librat! Duke ju referuar studimeve, harxhimi i një pjesë kohe të madhe tek mjetet elektronike, përpos dëmeve shendetësore sjell dhe dëme sociale. Jo më kot në mbarë globin, bëhet thirje e madhe për leximin e librave. Në fenë hyjnore Islame, leximi, ka një rëndësi mjaft të veçantë! Kjo për shkak se Islami është në luftë me injorancën! Madje dhe ajeti i parë që i zbriti Profetit tonë të dashur Muhammedit ishte:

LEXO me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë). 
Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës).
LEXO! Se Zoti yt është më bujari! 
Ai që e mësoi (njeriun) të shkruaj me pendë. Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte.” (Alek 1-5)

Nga këto ajete kuranore vërejmë se çfarë rëndësie ze në fenë islame dituria.

Ne Kur’an u behet vazhdimisht thirrje besimtarëve për të kërkuar dituri, e në të njëjtën kohë aty paraqitet një mori absorvimesh për shumë fenomene..

Me lejën e Zotit të Gjithësisë do të paraqisim disa nga dobitë që përifton njeriu, kryesisht besimtarët/et nga leximi i librave!

Dobite kryesore janë:

  1. Libri largon përshpëritjet e shejtanit, pikëllimit dhe brengës.

Si mundet të ndodhë kjo?! Njeriu gjatë jetës mërzitet, kalon periudha të vështira, por nga mungesa e dijes ai nuk e kupton se përsë një çështje ju ngushtua shumë! Në momentin që ai bëhet pjesë e librave, lexon Kur’an, lexon historitë profetike, e gjen veten aty dhe mërzitja, pikëllimet largohen duke mos u bërë pjesë e jetës së tij.

  1. Libri të ruan nga fjalët e paturpshme dhe mëkatet.

Një lexues i rregullt, e ka të qartë si drita e diellit, nocionin e moralit, të edukimit dhe mirësjelljes. Duke u bazuar me këto realitete vetvetiu ai largohet nga fjalët e pista. Ndersa për sa i përket mëkateve, ai lexon dhe kupton se mëkatet nuk janë gjë tjetër veçse shkatërim!

  1. Libri të mbron nga njërzit e padobishëm!

Gjatë historive, ndodhive, që je bërë pjesë e botës së librave, kupton dhe bën dallimin e njerzve të dobishëm dhe të padobishëm!

  1. Libri të zgjidh gjuhëm, të zbukuron të foluit, të ruan nga theksi i gabuar të pajis me elokuencë dhe retorikë të bukur.

Çdo kush është bërë pjesë e diskutimeve mes njerzve të ndryshëm dhe kanë vënë re se disa prej tyre, flasin bukur, pastër, me argumente bindëse dhe të lenë një shije të mirë për t’i degjuar sërish! Me të drejtën që të takon pyet se si ka mundësi që këta njerëz flasin kaq bukur! Një ndër arsyet e shumta është se ata janë lexues të rregullt!

  1. Libri të pasuron mendjen dhe karakterin!

Duke qënë pjesë e botës së librave, karakteri gjithmonë do të jetë i fortë në një mendje të shëndoshë.

  1. Me libër hyn në begatinë e diturisë, forcon memorien dhe mbamendjen.

Dituria është pasuria e madhe që njeriu nuk e ble dot me para, por ajo fitohet me lexim.

  1. Libri të ofron këshilla të shumta për përvojën e njerëzve, për këshillat e njërëzve të ditur dhe të urë që është e dobishme.

Shpesh-herë, situatat përsëriten dhe dikush mbyllet në vetvete saqë e vemtja gjë që ka nevojë është një këshillë e sinqertë dhe e mençur. Nëse je lexues, e kupton shumë mirë se për çfarë ka nevojë ky njeri që jeta iu ngushtua, qoftë familjar, mik, shok/shoqe apo i huaj.

  1. Libri të përgatit për shkencë, të njofton me kulutra dhe civilizime të ndryshme.

Bota, ku ne jetojmë ka qënë si vendqëndrim i përkoshëm i shumë qytetërime! Këto qytetërime bëhen të panjohura nësë ti nuk i lexon. Mungesa e njohjes së tyre thjesht të bën të ecesh me hapa të ngadalta.

  1. Librti ruan rol në Ritja e Imanit ( Besimit)

Posaçërisht nga librat Islami, rritet imani, besimi i njeriut! Te kesh imam dhe besim të lartë, kjo është një dhuratë dhe begati nga Krijuesi i Gjithësisë. libri është armiku më i mirë i së keqes dhe miku më i mirë i së mirës. Ai është qetësim për zemrën dhe nuk të lejon të humasësh kohën. Madje e forcon njeriun në shkencë, e ndihmon të përvetësojë materien dhe të njohë sekretet e urtësisë! Pas kaq shumë dobive që libri posedon, vrapo drejt leximit duke u larguar me shpejtësi nga përgojimi, humbja e kohës dhe veset shkatëruese sepse do ndjesh begatitë e pafundme të Krijuesit të Gjithësisë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here