–
Bajram Tmava, avokati mbrojtës, i imamit të xhamisë së madhe në Prishtinë, dr.Shefqet Krasniqi, konsideron se vazhdimi i paraburgimit për 30 ditë, është jo i drejtë, dhe bie ndesh me dispozitat ligjore.
“Ju kanë caktu 30 ditë paraburgim, ky vendim nuk është i drejtë, pasi që bie ndesh me dispozitat ligjore, bie ndesh me moralin, qoftë demokratik ose fetar. Nuk ka asnjë mbështetje për atë masë të paraburgimit”, ka thënë Tmava për Indekosnline.