
Banka Qendrore egjiptiane njoftoi të martën se transfertat neto nga egjiptasit që punojnë jashtë vendit janë rritur gjatë vitit të kaluar, duke arritur një rritje rekorde prej 8,7 miliard dollarësh.
Banka tha se transaksionet kapitale dhe financiare kanë arritur një fluks neto prej 9.7 miliard dollarësh krahasuar me rreth një miliard dollarë para se presidenti Muhamed Mursi të vinte në pushtet.
Përveç kësaj, bilanci i pagesave kishte arritur një tepricë të përgjithshëm të 237 milion dollarësh krahasuar me një mungesë prej 11 milon dollarësh që ishte para ardhjes së Mursit.
Në Egjipt, viti fiskal fillon më 1 korrik dhe përfundon më 30 qershor , pra këto suksese ekonomike janë arritur të gjitha nën qeverinë e presidentit Muhamed Mursi.
Sipas Bankës ,deficiti u zvogëlua edhe nga 45 për qind gjatë vitit të kaluar fiskal. Banka vuri në dukje një tërheqje të konsiderueshme të deficitit të bilancit tregtar, i cili shënoi 7.6 për qind.
Lidhur me investimet në aksionet egjiptiane, deklarata e Bankës Qendrore tha se është arritur një prurje neto prej 1.5 miliardë dollarësh në krahasim me dalje investimesh prej 5 miliardë dollarësh që kishte pasur para ardhjes së Mursit.
Ndërkohë,të ardhurat neto nga Kanali i Suezit kanë shënuar ngjallje rapide, duke marrë parasysh se ky Kanal ka gjeneruar 5 miliardë dollarë të hyra gjatë udhëheqjes së Mursit.
Megjithatë, industria e turizmit u paraqit shumë mirë. Agjensia e lajmeve Anadolu citon shifrat zyrtare egjiptiane që tregojnë se gjatë gjysmës së parë të këtij viti ,numri i turistëve të Egjiptit, ishte rritur me 13 përqind . I njëjti burim citoi gjithashtu ministrin e industrisë dhe tregtisë se eksportet nga sektori bujqësor u rrit me 20{ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058} gjatë vitit financiar 2012-13, i cili përkoi me qeverisjen e Mursit.
Ekonomistët vërejtën se këto rezultate pasqyrojnë suksesin ekonomik të Egjiptit nën qeverinë e Hisham Kandil dhe presidentit Mursi.
Pavarësisht suksesit të paparë ekonomik të qeverisë Mursi, të martën presidentit amerikan Barak Obama çiltërsisht njoftoi mbështetjen e tij për grusht shtetin ushtarak, duke e akuzuar presidentin Mursi se gjoja se ka dështuar për të arritur qëllimet e revolucionit egjiptian.
Edhe pse Banka Qendrore ka njohur arritjet tani, ajo nuk deshi të ia atribuoj ato Mursit gjatë administrimit të tij njëvjeçar, por po i ben ato publike tani kur ushtria e rrezoi atë përmes një grusht shteti ushtarak
I wanted to compose you the very little observation to finally say thanks a lot the moment again with the nice tactics you have featured on this website. It has been so strangely open-handed of people like you to convey unhampered exactly what a lot of folks could have offered for sale as an e-book to generate some money for themselves, particularly given that you might well have tried it if you decided. The concepts as well worked as the great way to realize that some people have the same eagerness just like my own to grasp more and more on the subject of this condition. I’m sure there are numerous more fun opportunities in the future for people who looked at your blog post.