Vaji përgtitet nga specat e kuq djegës dhe ndihmon shumë të radikulitet, miozitet, neuralgjitë, reuma dhe dhembjet në nyje.
Vaji nga specat djegës bën pjesë në grupin e vajrave iritues dhe nxehtësi dhënës. Ka veprim ngacmues: zgjeron kapilarët, fuqizon qarkullimin e gjakut në shtresat e epërme të lëkurës, fuqizon metabolizmin e vitaminave dhe vepron në aktivizimin e proqeseve regjenerative të epidermës së lëkurës.
Përgatitja e këtij vaji mjekues nuk është i vështirë.
Për përgatitjen e vajit të specave djegës duhen:
* 10 speca djegës të kuq të freskët
* 2 gota vaj ulliri të presuar në të ftohtë
* 1 kavanoz qelzi 1 litërshe
Përgatitja:
* Specat ti lani, hiqet bishti dhe futet speci në makinën për grirje të mishit. Do të fitoni afërsishtë një gotë të përbërjes së grimcuar.
* Hudheni në kvanozin prej qelqi të cilin e keni pastruar më herët dhe mbulojeni përbërjen e grimcuar me vaj ulliri. Lëreni në një vend të errët (psh. në [jesën e poshtme të elementeve të kuzhinës).
* Pas 7 ditësh filtrojeni përmbajtjen e kavanozit me anë të një site plastike.
Specat e ndarë nga sita mundë ti fusni në frigo dhe pastaj ti shtoni në gjellë, ndërsa vajin e kuqrremtë e përdorni për fërkimin e lëkurës.
Herën e parë vajin e fërkoni disa herë në ditë, kur keni dhembje në nyje apo në pjesë të tjera të trupit. Pas fërkimit, vishni corape të trasha ap[o holahopka, nëse është fjala për këmbët. Lyeni edhe pjesët e tjera të trupit, varësishtë nga vendi i dhembjes – duar, qafë, shpatulla.
Pas vendosjes së vajit, do ndjeni djegësimë në lëkurë, por është e përballueshmë, madje edhe e këndshme, pasi vaji do e ngrohë thellë lëkurën, pa formuar djegje të saj.
Me kohë mundë ta zvogëloni intenzitetin e fërkimit të lëkurës me këtë vaj. Pas 1 deri 2 muaj procedurën mundë ta veproni një herë në javë, nëse lajmërohen ndonjëherë dhembje në nyje si shkak i ndryshimit të kushteve klimatike. Vajin ruajeni në vend të errët.
Përzgjodhi dhe përshtati: Dr.med. Flakron Sabedini (Abdurrezak MD)