I forti do ta hajë të dobëtin

0
507

Nga Aishja (radijAll-llahu anha) përcillet se: Hyri tek unë i Dërguari i All-llahut (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) duke thënë: “Oj Aishe! Populli yt (kurejshët) janë prej atyre që do të vdesin më së shpejti prej umetit tim.” Pasi u ul, i thashë atij: O i Dërguari i All-llahut! All-llahu më bëftë kurban për ty, kur hyre the një fjalë që më trembi. Ai (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) tha: “Cila është ajo fjalë”? Ajo tha : Ti pretendon se populli im janë prej atyre që do të vdesin më së shpejti prej umetit tend. Ai (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) tha: “Po.” Ajo tha: Ngase do të ndodhë kjo? Ai tha: “Vdekja do t’i gjuajë ata me ëmbëlsi…” Aishja tha: i thashë atij se si do të jenë njerëzit pas kësaj, ose në atë kohë? AI tha: “Sikurse larva (e karkalecit), ku i forti do të hajë të dobëtin , derisa mbi këta njerëz ka për t’u bërë Kijameti.” Ebu Abdurrahmani ka thënë:” Dikush e ka shpjeguar këtë se ata janë karkalecat të cilët nuk i kanë dale krahët.”

“Larva e karkalecit” bëhet fjalë për karkalecin para se të fluturojë. Ky hadith tregon se nga padrejtësia (zullumi) dhe e keqja e madhe njerëzit do të arrijnë në atë gjendje derisa i forti të hajë të dobëtin.

Shejh Muhammed Arifi (All-llahu e ruajttë)

Burimi: Nihajet el-alem