6 Gabimet shëndetësore që ju bëni çdo ditë

0
221

Ju po shkatërroni shëndetin! Kjo është thirrja që disa studiues të Universitetit të Virginia-s dhe disa vendeve të tjera kanë thënë pas disa kërkimeve për “problemet” shëndetësore që ne përballemi çdo ditë. Problemet e hundës, syve, organizmit na ndodh çdo ditë t’i prekim, por ajo që bëjmë është që i anashkalojmë, apo nuk i japim rëndësinë e duhur, e këto e shkatërrojnë shëndetin tonë gradualisht çdo ditë.

1) Ju shtrydhni puçrrat
Krijimi i akneve, apo puçrrave siç ne i themi në përditshmërinë tonë, janë rezultat i baktereve që ka lëkura juaj. Kur ato krijohen në një formë të caktuar, në rastin konkret si akne, gabimi është që njerëzit kanë tendencë t’i ngacmojnë ato, por pa e ditur se në këtë mënyrë ata dëmtojnë më shumë lëkurën e tyre. Kështu ka shpjeguar Marc Glashofer, profesor i Akademisë Amerikane të Dermatologjisë. Ai thotë se është më mirë t’i lini aknet tuaja të veprojnë deri sa të këputen vetë, se sa t’i ngacmoni ato. Në rastin e kësaj të fundit, ato do të përhapen në mënyrë të vazhdueshme në fytyrën e trupin tuaj.

2) Ju nuk urinoni në momentin që trupi juaj ja u kërkon
Kur ju e mbani urinimin, që në fakt është i domosdoshëm të kryhet si proces në momentin që trupi juaj e kërkon, dhimbjet ose sikleti që ju krijohet ju mendoni se është rezultat i presionit në fshikzën tuaj. Por rezultatet e Sistemit Shëndetësor të Universitetit Kolumbian tregojnë se në fakt përveç kësaj, mbajtja e urinimit dëmton tubat në organet tuaja riprodhuese dhe si pasojë bëhen shkak i infeksioneve.
3) Ju uleni gjatë procesit “numër 2”
I njohur ndryshe si procesi i jashtëqitjes. Për qindra e mijëra vjet me radhë njerëzit nuk kanë ditur se cili është pozicioni i duhur që ju duhet të mbani gjatë qëndrimit të ulur në tualet. Që në fakt ky i fundit nuk duhet të jetë qëndrim ulur, por galiç. Kur ju qëndroni galiç në krahasim me qëndrimin ulur si në karrige, ju nuk e dëmtonin kanalin e fundshpinës suaj për të bërë procesin e saj ashtu si duhet. Disa studiues japonezë kanë sugjeruar se qëndrimi në tualet duhet të jetë në formë të përkulur. Në të kundër me kalimin e viteve ju do të keni probleme me hemorroidet, kapsllëkun etj.

4) Ju këpusni qimet e hundë
Mbi të gjitha qimet në hundët tuaj, zakonisht më të dukshme tek burrat janë aty për një arsye. Ato ndihmojnë që ju të mos merrni mikroorganizma të dëmshme nëpërmjet frymëmarrjes dhe të mos i çoni ato më pas në tru. Sipas disa studimeve në Turqi, rezultatet janë se kjo dëmton trurin tuaj me kalimin e viteve. Nëse ju i shkulni ato, ju keni krijuar një vatër infeksioni brenda hundës suaj, të cilën nuk e ndjeni por ajo bëhet më e ndjeshme ndaj mikrobeve.
5) Ju “tërhiqni” sekrecionet e hundës
Gabimi tjetër që zakonisht bëni është se ju nuk i nxirrni jashtë sekrecionet e fromuara në hundën tuaj. Ashtu si ju shkulni qimet e hundës suaj, ashtu edhe në momentin që ju i tërhiqni lart sekrecionet e hundës, ashtu krijohet vatër infeksionesh, irritimesh dhe probleme në tru.
6) Ju fërkoni sytë
Fërkimi i syve gjatë kohës së gjumit, apo edhe gjatë lodhjes pa e ditur ju krijon ju dëmtime nervore. Një profesor i shkencave në Universitetin e Australisë ka shpjeguar se sytë e njeriut janë të ndjeshëm ndaj presionit që ju mund t’i shkaktoni atyre dhe kjo ju çon në dëmtime graduale të shëndetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here