HADITHI:
Ebu Dherri, Allahu qoftë i këmaqur prej tij, përcjell nga i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, fjalët që ai i përcolli nga Zoti, tha: “O robërit e Mi! Unë ia kam ndaluar vetes sime zullumin, dhe mes jush e bëra të ndaluar (haram), prandaj mos bëni zullum …”[1]
KOMENTI:
Ky është një hadith madhështorë, është një hadith i gjatë, por që autori përzgjodhi vetëm një fjali prej tij. Hadithi është i njohur e transmeton Ebu Dherri nga i dërguari, alejhi selam, e ky nga Allahu. Këtë hadith kur e lexonte Ebu Musa el Haulani, Allahu e mëshiroftë,
Binte në gjunjë nga frika e tij prej Allahut. Këtu përmendet: (Allahu i Lartmadhëriar thotë) që është një pohim i të folurit të Allahut.
Allahu thotë: (O robërit e Mi!) Është një thirrje prej Allahut për gjithë njerëzimin.
(Unë ia ndalova vetes sime zullumin) e pengova, e largova Veten prej tij. Allahu largoi Veten e Tij nga zullumi, pengoi Veten nga zullumi, edhe pse Ai është i plotëfuqishëm për çdo gjë, mirëpo pengoi Veten nga zullumi ngase zullumi është mangësi e Allahu është larg çdo mangësie.
Allahu thotë: “Zoti yt, nuk i bënë askujt padrejtësi.” Sureja Kehf, ajeti 49.
“E, Zoti yt, nuk u bën zullum robërve (të Vet).” Sureja Fusilet, ajeti 46.
“Sot, çdo njeri do të shpërblehet për atë që ka punuar; sot nuk ka padrejtësi! Perëndia, me të vërtetë, është llogaritar i shpejtë.” Sureja Gafir, ajeti 17.
Allahu nuk i bën padrejtë askujt. Padrejtësi është yë vendosësh një gjë në vendin jo të duhur. Dhe është tre llojësh:
Padrejtësia e robit ndaj Zotit, që është shirku “Me të vërtetë, të bërit shok Perëndisë, është zullum i madh”.” Sureja Llukman, ajeti 13.
Padrejtësia e njerëzve mes vete. E që është dëmtimi i njerëzve, qoftë në pasuritnë, gjakun apo nderin e tyre.
Padrejtësia që ia bën njeriu vetes, me mëkate e punë të këqija. Andaj, zullumi është haram, dhe është një prej mëkateve të mëdha.
(Unë ia kam ndaluar vetes sime zullumin dhe mes jush e bëra të ndaluar) që flet se zullumi është haram mes njerëzve. (Prandaj, mos bëni zullum) është formë konfirmimi i fjalës së mëhershme (mes jush e bëra të ndaluar). Andaj, zullumi është i shëmtuar qoftë fetarisht qoftë logjikisht, për të kanë ardhur kërcënime me dënim, Allahu thotë: “Fytyrat (e njerëzve) do t’i përulen (Perëndisë) të Gjallit, të Amshueshmit (Mbikëqyrësit të Gjithësisë). Do të humbë ai që ka ngarkuar të keqen (që i ka bërë shok Perëndisë).” Sureja Taha, ajeti 111.
Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan
HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)
HADITHI I NJËZETË
Përktheu: Shpend Zeneli
Burimi: albislam.com
[1] E shënon Muslimi me numër (2577).