Zemra jonë është pompa më precize në botë.
Për çdo 23 sekonda nëpër zemër kalojnë 5 litra gjak.
Për një ditë zemra shtie në qarkullim 19 mijë litra gjak.
Për 60 vjet qarkullojnë 480 milion litra gjak.
Kjo pompë tejet e përsosur me automatizëm special peshon mesatarisht 230 gram te femrat dhe 280 gram te meshkujt.
Gjaku qarkullon nëpër enët e gjakut 100 mijë kilometra për 23 sekonda.
Kjo shpejtësie qarkullimit të gjakut është 215 herë më e madhe se shpejtësia e anijeve kozmike.
Kjo mrekulli e Krijuesit mund të shpjegohet në mënyrë më spektakulare: për 11 sekonda, 25 miliardë kamion transportues të ngarkuar me oksigjen dhe materie ushqyese të domosdoshme (rruazat e kuqe të gjakut) shkarkojnë barrën e tyre nëpër qeliza të uritura të kapilarëve të gjakut.
Jeta e rruazave të kuqe zgjat 42 ditë, ndonëse ato me rezistencë më të madhe jetojnë deri në 127 ditë.
Kjo do të thotë se gjaku ynë ripërtërihet çdo dy muaj; konkretisht 200 miliardë ruaza të kuqe të gjakut lindin dhe vdesin për çdo ditë.
Për këtë Allahu i Madhëruar na drejtohet në çdo kohë dhe në çdo moment me pyetje: “A nuk po e shihni?”
Shkëputur nga libri me titull “Kurani dhe shkenca bashkëkohore”
Dr. Ali Iljazi