Ballina Zgjodhëm për ju. Ushqimi i Banorëve të Xhennetit

Ushqimi i Banorëve të Xhennetit

Ka thënë Pejgamberi, Alejhi selam,: ” Hanë dhe pinë banorët e Xhennetit në të ndërsa nuk kryejnë nevojën e madhe fiziologjike, nuk fshijnë qurrat si dhe nuk urinojnë, porse ushqimi i tyre është zëri, i cili buron nga lukthi kur të mbushet e ushqim, (i cili është) sikurse djersët (rrjedhat) e miskut; frymëzohen për tesbih (Subhanallah) dhe hamd (Elhamdulilah) ashtu siç frymëzoheni për frymëmarrje”. (Muslimi, 2835)

Ibni Omeri, në koment të ajetit: ” Atyre u shërbejnë me enë e gastare nga ari, “. (Zuhruf, 71) ka thënë: Sillen rreth tyre me shtatëdhjetë edhe (sinia) të arit; çdonjëra ka një ngjyrë, të cilën shoqja nuk e ka”. (Bejhekiu, 321)

Ka thënë Pejgamberi, Alejhi selam,: “Në Xhennet, ti do ta shikosh shpendin duke fluturuar dhe ke dëshirë që ta has kështu që ai të bie para duarve i pjekur”. (Bezzari, Bejhekiu, 318, Ebu Ja’la, 6/ 155)