Pyetje: “Allahu iu dhëntë mirësi! Prindi jonë i nderuar! Pyetësi thotë: “Dëgjova njërin prej vëllezërve duke u betuar dhe tha: “Pasha Allahun dhe Muhamedin të Dërguarin e Allahut.” Unë e kundërshtova atë dhe i thashë se kjo është shirk, a është e saktë kjo që kam vepruar?”
Shejkhu: “Çfarë?”
Pyetësi: “Thotë: “Allahu iu dhëntë mirësi!” Dëgjova njërin prej vëllezërve duke u betuar dhe tha: “Pasha Allahun dhe Muhamedin të Dërguarin e Allahut.” Unë e kundërshtova atë dhe i thashë se kjo është shirk, a është e saktë kjo që kam vepruar?”
Përgjigje: “Nëse ai ka thënë: “Pasha Allahun dhe të Dërguarin e Allahut Muhammedin. Ky betohet në Allahun dhe në Muhammedin, kjo është shirk, kjo është shirk.
Ndërsa nëse thotë: “Pasha Allahun, Muhamedi është i Dërguari i Allahut”, kjo është pohim. Ai e pohon mesazhin e Muhamedit dhe betohet në të. Kjo është diçka e mirë. Kjo është diçka e mirë. Po!”
Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/2761.mp3
Përgatiti: www.perlat-muslimane.com