4 endrrat e bukura të Profetit alejhi selam

0
181

4 endrrat e bukura te Profetit alejhi selam

1. Bilali neXhenet

Xhabiri (radijall-llahu anhu) tregon se i Derguari i Allahut (alejhis-salatu ues-selam) ka thene:

Pata nje vegim te Xhenetit, ku pashe gruan e Ebu Talhas. Me pas degjova nje zhurme para meje, dhe c’te shoh, ishte Bilali.

Sahihul Xhami”, hadithi nr. 913

2.Ndermjetesimi

Ummu Habiba (radijall-llahu anha) tregon se i Derguari i Allahut (alejhis-salatu ues-selam) ka thene:

“Pata nje vegim, ku pashe se cfare do te ndodhe me umetin tim (ndjekesit e mi) pas meje, dhe se si do te derdhin gjakun e njeri-tjetrit. Ky eshte nje precedent prej Allahut qe ka ndodhur edhe ne popujt e meparshem. Atehere i kerkova Atij te me lejoje qe te ndermjetesoj per ta (ndjekesit) ne Diten e Gjykimit, dhe Ai pranoi”.

“Sahihul Xhami”, hadithi nr. 918.

3.Mesihu, i biri i Merjemes

Abdullah bin Amri (radijall-llahu anhuma) tregon se Profeti (alejhis-salatu ues-selam) ka thene:”Naten e mbremshme pashe ne enderr sikur ndodhesha ne Qabe. Aty pashe nje burre zeshkan, nga me te bukurit qe kisha pare ndonjehere, dhe me floket qe i binin mbi veshe, nga me te bukurit qe me kishin zene syte .Floket i kishte krehur e zbukuruar, ndaj dhe i pikonin uje. Ishte mbeshtetur te dy burra dhe po vinte rrotull Qabes.Pyeta se kush ishte ai, dhe me thane se ishte Mesihu i biri i Merjemes. Pastaj pashe nje burre tjeter me kacurrela te shkurtra dhe me syrin e djathte te verber sikur te ishte kokerr rrushi e dale. Pyeta se kush ishte ai dhe se ishte Mesihu i rreme (Dexhali) “Sahihul Xhami”, hadithi nr. 869.

4.Trajtimi i njerezve sipas pozites qe kane

Ibn Omeri (radijall-llahu anhuma) tregon se i Derguari i Allahut (alejhis-salatu ues-selam) ka thene:
“Pashe ne enderr sikur po perdorja misvakun, nderkohe qe m’u afruan dy burra, njeri me i madh se tjetri. Atehere misvakun ia dhashe me te vogiit prej tyre, por nje ze me tha: “Me te madhit”, keshtu qe ia dhashe me te madhit”.

“Sahihul Xhami”, hadithi nr. 459.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here