• Shqiptoni sa më shpesh fjalën ”All-llah” ! – Studim Shkencorë.

0
315

LEXOJENI…

• Shqiptoni sa më shpesh fjalën ”All-llah” ! – Studim Shkencorë.

Kohë më parë, psikologu holandez, Vander Hoven, ka zbuluar efektin e të lexuarit të Kur’anit dhe përsëritjen e fjalës “Allah”, si tek njerëzit e sëmurë, ashtu edhe tek ata normalë.

Ai konfirmoi gjetjen e tij me studime dhe kërkime të aplikuara në shumë pacientë për një periudhë kohore mbi tre vjeçare. Disa prej pacientëve të tij nuk ishin muslimanë, të tjerë nuk flisnin arabisht, por janë mësuar të shqiptojnë fjalën “Allah” në mënyrë të qartë. Rezultati ishte fantastik, veçanërisht për ata që vuajnë nga mërzitja dhe tensioni.

E përditshmja arabe “El Uatan” pati publikuar deklaratën e psikologut holandez, ku thuhet: “Muslimanët që mund të lexojnë rregullisht Kur’anin në gjuhën arabe, mbrojnë veten e tyre nga sëmundjet psikologjike.”

Psikologu zbuloi se shqiptimi i çdo shkronje të fjalës “Allah” ka një efekt të veçantë dhe të papërsëritshëm mbi organizmin.”

– Shqiptimi i shkronjës “A”, bën kontrollin e sistemit të frymëmarrjes.

– Shqiptimi i shkronjës së dytë “L” e dyfishuar” në arabisht, me gjuhën që prek pjesën e sipërme të nofullës, krijon kështu një pauzë të shkurtër dhe pastaj duke e përsëritur të njëjtën pauzë në mënyrë konstante, lehtëson procesin e frymëmarrjes.

– Shqiptimi i shkronjës së fundit, e cila është shkronja “H”, bën një lidhje midis mushkërive e zemrës dhe për rrjedhojë, ky kontakt bën kontrollimin e rrahjeve të zemrës.

Ajo që është më e habitshme në këtë studim është fakti se ky psikolog nuk është musliman, por është i interesuar në shkencat islame dhe bën kërkime për ato që quhen “sekrete të Kur’anit të shenjtë”.

Allahu i Madhëruar thotë: “Ne do t’ua bëjmë atyre të mundur që të shohin argumentet Tona në horizonte dhe në vetet e tyre, derisa t’u bëhet e qartë se ai (Kur’ani) është i vërtetë.” (Fusilet, 53)

image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here