Puthja e Gurit të Zi në Qabe

0
248

Puthja e Gurit të Zi në Qabe

Nga Umer bin el-Khatabi radijAllahu anhu se ai shkoi te Guri i Zi, e puthi dhe tha: “Unë e di se ti je vetëm një gur që s’të bën dëm dhe as të sjellë dobi. Nëse nuk do e kisha parë të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem të puthte edhe unë s’do të puthja.”

“e puthi” – si dashuri dhe madhërim për Allahun e Lartësuar.

“që s’të bën dëm dhe as të sjellë dobi” – nuk posedon diçka për t’i bërë dëm dikujt apo t’i bësh dobi atij. Prandaj unë të putha jo nga frika prej dëmit tënd apo duke shpresuar dobinë tënde.

Dobitë e hadithit:

1. Ligjshmëria e puthjes së Gurit të Zi gjatë kryerjes së tavafit nëse kjo është e mundur dhe nuk i dëmton muslimanët.

2. Umeri radijAllahu anhu e puthi gurin e zi jo nga frika e dëmit të tij apo duke shpresuar dobinë prej tij, por një veprim i tillë është dorëzim ndaj ligjeve të Allahut dhe pasim i Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.

3. Vepra e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem është argument i cili duhet pasuar. Përveç rastit ku saktësohet se një veprim i tillë është prej veçorive të tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.

4. Detyra e muslimanit është që t’i dorëzohet ligjeve të Allahut edhe nëse nuk arrin ta konceptojë thelbin e urtësisë që gjendet në të.

5. Puthja e diçka tjetre pos gurit të zi prej gjërave të ngurta dhe pemëve konsiderohet risi (bidat).

6. Kush bën një vepër të drejtë e cila mund të sjelli pështjellim tek të tjerët del si detyrë që ta sqarojë një gjë të tillë derisa të largohet ky pështjellim nga njerëzit.

7. Virtytet dhe pozita e Umer bin el-Khatabit radijAllahu anhu dhe kujdesi i tij në mbrojtjen e teuhidit.

8. Lejimi i përshkrimit (cilësimit) gurit të kabes me emrin “El-Esued – الأسود”. Në të kundërtën e asaj që mendojnë disa njerëz, të cilët i kalojnë kufijtë e vendosur nga Allahut duke e cilësuar atë “El-Es’ad – الأسعد”.

Mblodhi dhe përktheu: Unejs Sheme

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here