Ballina Zgjodhëm për ju. Zilia ka domethënie më të gjërë se mësyshi

Zilia ka domethënie më të gjërë se mësyshi

Zilia ka domethënie më të gjërë se mësyshi. Personi që mund të merr mësyshë është lloj i veçantë i ziliqarit. Kurse çdo ziliqar nuk ka aftësi që të merr mësyshë. Zilia buron nga urrejtja dhe dëshira për t’u humbur ndonjë mirësi, kurse mësyshi nga habija dhe mahnitja e ndonjë bukurie. Këto dy cilësi kanë të përbashkët ndikimin, d.m.th. shkaktojnë dëme.

Dijetarët islamë duke u bazuar në normat e teksteve tradicionale konsiderojnë se:

a) Zilia është realitet i njohur nga tekstet e Kur’anit dhe Sunetit kurse ndikon me lejen e Allahut,

b) Zilinë e posedojnë edhe njerëzit edhe xhinët; xhinët me zili mund të ndikojnë në njerëzit.

c) Zilinë mund ta posedojë edhe njeriu i verbër,

d) Zilia e njeriut mund të ndikojë edhe në veten e tij, pasurinë dhe familjen.