Turpi yt nga Allahu vjen sipas sasisë së diturisë që e ke për Allahun.
Ka njerëz nëpër burgje, mirëpo ata janë të lumtur. Ka nga njerëzit që nuk kanë hyrë asnjëherë në burg. Mirëpo janë nga fatkeqit.
Ka mundësi të gjesh vështirësi në kryerjen e disa veprave të mira, mirëpo rikujtoje se ti e synon kënaqësinë e Allahut.
Zemra jote në bazë është krijuar e pastër. Mirëpo, gjynahet atë e kanë nxirë.
Të devotshmit zemrat i kanë të mbushura me dashurinë e Allahut. Nuk ka vend në to për të tjerët.
O ju të lënduar nga gjynahet. Ilaçi i juaj është në lënien e tyre.
O ti i cili bën gjynah dhe nuk pendohesh. Sa gjynahe tu kanë shënuar.
Ti ndoshta e ke shijuar kënaqësinë e gjynahut. Mirëpo a e ke shijuar ëmbëlsinë e të qarit në sexhde.
Vdekja nuk është larg lagjes ku ti banon. Vizito varrezat që ta shohësh shtëpinë që të pret.
Sa nga ata që janë përkujdesur të tubojnë pasuri, u erdhi vdekja dhe ua ndërpreu shpresat. Me vete nuk i morën as fëmijët e as pasuritë.
Çdo orë që kalon më nuk kthehet. Bëhu i kujdesshëm që çdo orë e jotja të përmban në vete adhurim.
Do ta njohësh vlerën e kohës së humbur, atëherë kur do ta shohësh Xhehenemin: “Ai do të thotë: “Ah, sikur të kisha bërë diçka të mirë për jetën time!”. (Fexhër 24.)