Vlerat dhe begatitë e ditës së Hënë dhe ditës së Enjte

0
515

Në këto dy ditë hapen dyert e Xhenetit dhe falen të gjithë muslimanët, përveç atyre që kane armiqësi me njëri-tjetrin.
Transmetohet nga Ebu Hurejre, radijallahu anhu, se profeti, alejhi selam, ka thënë: “Dyert e Xhenetit hapen ditën e Hënë dhe ditën e Enjte dhe Allahu fal çdo person që nuk i shoqëron Atij askënd në adhurim, përveç një personi, i cili është armiqësuar me vëllain e tij. Për këta dy persona thuhet: “I lini këta të dy derisa të pajtohen. I lini këta të dy derisa të pasjtohen.”” (Muslimi)

Veprat e njerëzve i paraqiten Allahut në këto dy ditë.
Transmetohet prej Ebu Hurejres, radijallahu anhu, se i Dërguari i Allahut, alejhi selam, ka thënë: “Veprat e njerëzve paraqiten dy herë në javë: ditën e Hënë dhe ditën e Enjte, e Allahu fal çdo besimtar, përveç atij që është armiqësuar me vëllain e tij…” (Muslimi)

I Dërguari i Allahut, alejhi selam, i agjëronte këto dy ditë.
Transmetohet se Aishja, radijallahu anha, ka thënë: “I Dërguari i Allahut, alejhi selam, kujdesej shumë për agjërimin e ditës së Hënë dhe ditës së Enjte.” (Tirmidhiu, Nesaiu, Ibn Maxhe, Ahmedi, Sujuti)

I Dërguari i Allahut, alejhi selam, e ka argumentuar agjërimin e këtyre dy ditëve me këto fjalë: “Veprat i paraqiten Allahut ditën e Hënë dhe ditën e Enjte dhe unë dëshiroj të jem agjërueshëm, kur veprat e mia të paraqiten.”

Transmetohen nga Ebu Katade se profeti, alejhi selam, ka thënë: “Ajo është një ditë në të cilën kam lindur dhe po në atë ditë më është zbritur shpallja.” (Muslimi)

I Dërguari i Allahut, alejhi selam, i niste shumicën e udhëtimeve të tij në ditën e Enjte dhe kjo gjë i pëlqente atij.
Bahari tansmeton në Sahihun e tij, se Kab ibn Maliku ka thënë: “Udhëtimet e të Dërguarit të Allahut, alejhi selam, kanë qenë shumë të rralla në ndonjë ditë tjetër përveç të Enjtes.”

“Kërkimi i begatisë, 170” – Nasir ibn Muhamed el Xhedi