Vaji i peshkut mund të ndihmojnë pas sulmeve të zemrës

0
216

Vaji i peshkut mund të ndihmojnë pas sulmeve të zemrës

Doktorët mund të përshkruajnë tabletat e vajit të peshkut për mbijetuesit e sulmit të zemrës dhe pacientët me sëmundje kronike, thonë rekomandimet e reja nga Asociacioni Amerikan i zemrës.

Vaji i peshkut mund t’u zgjasë jetën pacientëve me probleme të tilla, thekson ky Asociacion.…

Në anën tjetër, ky ushqim nuk mund të rekomandohet ne vend të parë për të parandaluar problemet e zemrës thotë Dr. David Siscovick, autori i raportit. Kjo ndodh sepse asnjë gjykim klinik nuk ka testuar efektet e vajit të peshkut tek personat që janë të pa prekur nga sëmundjet e zemrës.

Ndërkohë, disa në disa eksperimente u kanë dhënë vaj peshku personave me rrezik të sëmundjeve të zemrës për shkak te diabetit ose kolesterolit të lartë dhe përveç njërës të tjerat përpjekje kanë dështuar.

Mirëpo, shumë njerëz marrin vaj peshku me shpresën që të parandalojnë sëmundjet e zemrës”, bën të ditur Siscovick.

“ Por ka pak evidencë se kjo mund të jetë e vërtetë” .

Ani pse vaji i peshkut është i pasur me acide te omega 3, të cilat janë në përgjithësi të shëndetshme për zemër, si salmoni, tuna dhe burime të tjera.

Një studim tjetër gjeti se rreth 8 përqind e të rriturve në Amerikë apo afër 19 milionë njerëz kanë përdorur vajin e peshkut muajin e kaluar, bazuar në raportin e Asociacionit të Zemrës.

Rekomandimet e reja janë të bazuara në rishikimin e 15 eksperimenteve që kanë testuar efektet e vajit të peshkut në shëndetin e zemrës.

Tridhjetë ishin kryer pas vitit 2002, hera e fundit që Asociacioni i zemrës erdhi me rekomandime për vajin e peshkut.

Mirëpo jo të gjithë mendojnë që rekomandimet e reja janë te ndihmueshme. “Sinqerisht, nuk mund ta mbështes këtë. Mendoj që është një dëmtim për publiku” thotë Dr. Steven Nissen, drejtor ne mjekësinë kardiovaskulare në Klinikën e Cleveland, në Ohio.

Nissen nuk sheh ndonjë përfitim të madh nga vaji i peshkut tek pacientet me probleme të zemrës. Mirëpo Asociacioni Amerikan i zemrës vazhdon t’u rekomandojë njerëzve të hanë vaj peshku të paktën dy herë në javë./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here