Vaji i kokosit i mrekullueshëm për shtatzënat dhe bebet

0
185

Vajin e kokosit tashmë e njohin të gjithë, për përfitimet në shëndetin dhe bukurinë e lëkurës/flokëve. Vaji i vjen në ndihmë grave shtatzëna, nënave të reja dhe bebeve. GJATЁ SHTATZANISЁ

1. Forcon sistemin imunitar
Vaji i kokosit ka veti antivirale dhe antibakteriale, mund të parandalojë ftohjet, gripin dhe viruse të tjera. Mjaftojnë vetëm dy lugë vaj në ditë (në pije apo ushqim) për të mbajtur sistemin imunitar të fortë gjatë shtatzënisë.

2. Vaji i kokosit i ngjashëm me qumështin e gjirit
Pas qumështit të gjirit, vaji i kokosit është burimi i dytë më i madh i acidit laurik – një mënyrë e mirë për të ndihmuar në forcimin e sistemit imunitar të nënës dhe fëmijës. Duke pirë një sasi të vogël çdo ditë, vaji i kokosit gjithashtu stimulon prodhimin e qumështit gjatë ushqyerjes me gji.
3. Shmang efektet anësore të shtatzënisë
Nëse keni përzierje stomaku në mëngjes, thartirë ose kapsllëk, vaji i kokosit do të ndihmojë në lehtësimin e simptomave. Kokosi qetëson stomakun dhe pastron bakteret nga ezofagu duke zbutur refluksin acid.
4. Lehtëson acarimet
Aplikoni pak vaj kokosi për të parandaluar çarjet dhe plasaritjet e gjirit gjatë periudhës së gjidhënies.

5. Ndalon strijat
Vaji i kokosit është një mënyrë e mire për të parandaluar strijat gjatë shtatzënisë dhe ndihmon në zbehjen e atyre ekzistuese pas-lindjes, për shkak se ka veti të thella hidratuese. PЁR BEBET

6. Butësi për lëkurën e fëmijës suaj
Pas ardhjes në jetë të fëmijës, mund të përdorni pak vaj kokosi për të trajtuar acarimet e lëkurës nga pelenat. Për shkak se është plotësisht natyral, vaji është tepër i butë në lëkurën e fëmijës suaj dhe nuk e irriton aspak atë.

Anila Mirdita
Natural Health Consultant

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here