Unë nga ky moment jam i penduar tek Allahu

0
259

Një djalë i ri donte ta shqetësonte një vajzë dhe ia dërgoi një pyetje në profilin e saj në FB:

“A mund të njoftohemi?”

Ajo u përgjigj: “Sigurisht që mundet, vëlla. Pse të mos e mësosh se kush jam unë?”

Pastaj pasoi përgjigjja e saj fantastike:

“O vëlla, unë jam Hava, e cila është e krijuar nga brinja jote e shtrembër në mënyrë që mos ta shqetësosh dhe lëndosh, si dhe që mos të harrosh se ajo është një pjesë e jotja.

Unë jam ajo që Allahu ta dhuroi ty, kur dole nga xheneti, dhe kur duke qarë në Tokë e kërkoje personin që do të ndihmonte për ta mposhtur vetminë.

Unë jam nëna, motra, vajza dhe gruaja e cila e ruan shtëpinë tënde.

Unë jam surja en-Nisa (gratë), el-Muxhadele (dialogu), en-Nur (drita), et-Talak (divorci) dhe Merjem (Merjemja).

Unë jam xheneti nën këmbët e mia, nëse do të isha nëna jote.

Unë jam ajo së cilës Allahu ia caktoi një të katërtën (¼) e trashëgimisë tënde (nëse do të isha bashkëshortja jote), jo pse jam më pak e vlefshme, por për shkak se ti do ta marrësh të gjithë kujdesin për mua.

Unë jam ajo në lidhje me të cilën Pejgamberi ynë i dashur (savs), ka lënë porosi, duke thënë: “Bëjuni mirë grave dhe trajtoni ato në mënyrën më të bukur!”

Unë jam ajo që në dekorime rritet.

Unë jam ajo që, nëse është e ndershme dhe e devotshme, është më e mirë se një mijë burra që nuk janë të tillë.

E pra, nëse ti je duke kërkuar lojë dhe argëtim, atëherë shko në faqet e internetit të cilat këtë mund ta ofrojnë, kurse unë dhe të ngjashmet me mua, ne e kemi hapur profilin e FB për ta lartësuar fenë e Allahut, për t’i përhapur vlerat islame dhe moralin islamik.

Po ti, kush je, vëlla?”

Djaloshi i ri iu përgjigj me dy fjali të shkurtra: “Unë nga ky moment jam i penduari tek Allahu. E lumja ajo nënë që të paska lindur dhe rritur, motër.”

Abdusamed Nasuf Bushatliq; http://saff.ba//

Përshtati: Miftar Ajdini

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here