TRURI DHE ORA
Na ndodh shpesh të humbim sensin e kohës, por në të vërtetë truri jonë nuk e humb kurrë atë. Një grup qelizash në qendrën e kujtesës së trurit është përgjegjëse për matjen e kohës. Këto qeliza janë shkaku i renditjes së ngjarjeve në një vijë kohore.
Në një studim të ri që përshin minjtë, transmeton njoftimin Balkanweb, studiuesit e universitetit të Bostonit monitoruan neuronet e hipokampit, qendra e kujtesës dhe e të mësuarit. Studiuesit trajnuan minjtë të zhvillonin tre procedura të thjeshta me një pushim në mes. Ata mësuan të bënin lidhjen e një objekti me një aromë. Minjtë futeshin në një dhomë 10 sekonda, më pas një derë hapej dhe i drejtonte me anë të aromës në një vazo me rërë. Nëse aroma ishte ajo e lidhur me objektin që u tregohej, atëherë ata fillonin dhe gërmonin për të gjetur ushqimin. Koha prej 10 sekondash ishte baza e studimit.