Thuaj në sexhde keto lutje madhështore…

0
339

Thuaj në sexhde:

“Zoti ynë, pranoje prej nesh, se me të vërtetë Ti je që dëgjon dhe di!” (Bekare, 127)

“Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na drejtove, na dhurove mëshirën Tënde, pse vetëm Ti je dhuruesi i madh.” (Ali Imran )

“Zoti im, më fal edhe mua nga ana Juaj një pasardhës të mirë, vërtetë, Ti je dëgjues i lutjes.” (Ali Imran, 38)

“Zoti im, mos më le të vetmuar se Ti je më i miri trashëgues.” (Enbija, 88)

“Zoti im, më lësho në vend të bekuar dhe Ti je më i miri, që jep vend (të bekuar).” (Mu’minun, 29)

“Zoti ynë, ne besuam atë që zbrite (shpalljen), pra shënona bashkë me ata që dëshmojnë (besimin e drejtë).” (Ali Imran, 53)

“Zoti ynë, na dhuro durim dhe bëna të vdesim muslimanë”. (A’raf, 126)

“Unë hidhërimin dhe pikëllimin tim, ia parashtroj vetëm Allahut.” (Jusuf, 86)

“Zoti im! Më bënë mua nga ata që falin namazin, e edhe prej pasardhësve të mi dhe pranoje lutjen time.” (Ibrahim, 40)

“Ma zgjero gjoksin tim…” (Ta’ha, 25)

“Zoti im, më shto dituri!” (Ta’ha, 114)

“Zoti ynë, largoje prej nesh vuajtjen e xhehnemit…” (Furkan, 65)

“Zoti ynë, na bënë që të jemi të gëzuar me (punën) e grave tona dhe pasardhësve tanë, e neve na bënë shembull për të devotshmit.” (Furkan, 74)

Përshtati: Valdet Kamberi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here