Thotë Allahu i Lartesuar ne Kur’an: E ti, mos mendo, kurrsesi, që Perëndia nuk vëren atë që punojnë zullumqarët!…

0
279

42. E ti, mos mendo, kurrsesi, që Perëndia nuk vëren atë që punojnë zullumqarët! Ai, vetëm ua shtyen (dënimin) dei në Ditën kur sytë e tyre do të mbeten të hapur,
43. dhe duke vrapuar, me kokë ngrehur, nuk mund t’i lëvizin sytë (e shikojnë me ngulmim); e zemrat e tyre do të jenë të zbrazëta (nga tmerri).
44. Ti, paralajmëroji njerëzit për Ditën që atyre do t’u vie dënimi, e zullumqarët do të thonë: “O Zoti ynë, na lë (kthena në jetë) neve vetëm edhe pak kohë; na do t’i pëgjigjemi thirrjes Tënde dhe do t’i pasojmë pejgamberët!” (Ju thuhet atyre): “E vallë, a nuk jeni betuar më parë se nuk ka për ju zhdukje?
45. Dhe keni banuar në shtëpitë e atyre, të cilët i kanë bërë zullum vetes dhe e keni pasur të qartë se si kemi vepruar me ta. Dhe, Na, ju kemi treguar shumë shembuj”.
46. Dhe ata thurin dredhitë e tyre, e te Perëndia është dënimi i dredhive të tyre; për dredhitë e atyre nuk mund t’i lëkundin malet.
47. As mos mendo se Perëndia nuk do ta mbajë premtimin e Vet (që u ka dhënë) pejgamberëve të Vet – se, Perëndia, me të vërtetë, është i Plotëfuqishëm dhe ndëshkon –
48. në Ditën kur Toka do të ndërrohet me tokë tjetër, por edhe qiejt, e kur të gjithë të dalin para të Vetmit dhe të Plotëfuqishmit Perëndi.
49. Dhe atë ditë do t’i shohësh mëkatarët të lidhur në pranga;
50. Këmishat do t’i kenë prej katranit, e zjarri do t’ua mbështjellë fytyrat e tyre, –
51. (Kështu) Perëndia shpërblen çdo njërin për atë që ka punuar. Perëndia, me të vërtetë, ëshë llogaritar i shpejtë.
52. Ky (Kur’ani) është shpallë për njerëzit, dhe me të paralajmërohen ata, që ta dinë se Ai është i vetmi Perëndi, dhe për t’u këshilluar njerëzit e mençur!

Sureja – Ibrahim, 42 – 52.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here