Me të vërtetë uji zemzemiit është i bereqetshëm dhe shërim i çdo sëmundje

0
440

Uji i Zemzemit është një Shenjë nga shenjat e ALLAHUT Fuqiplot. Ky ujë vec është një nga shenjat e Fuqiplotit në këtë tokë. Fjalët e Resulullahut s.a.v.s. për këtë ujë janë të shumta, ne do ti përmendim disa nga ato fjalë që tregojnë vlerën e këtij uji dhe dobitë që ka me pirjen e tij dhe edukatën e pirjes së këtij uji. Pejgamberi a.s. e ka përshkruar ujin e zemzemit duke thënë:

“Me të vërtetë uji zemzemiit është i bereqetshëm dhe shërim i çdo sëmundje”. Transmetohet nga ibn Xhurejxh të ketë thënë kam dëgjuar se thuhet: “uji më i mirë në tokë është uji i zemzemit”.

Transmetohet nga Xhabir bin Abdullah të ketë thënë: “Uji I zemzemit është për qka te pini” dhe ka shtuar Darekatni “nëse pin prej tij për t’u shëruar me të, ka për të shëruar Allahu, nëse pin për t’u ngopur, do ngopesh me të dhe nëse pin për largimin e etjes, ka për ta larguar Allahu, dhe ajo është goditja e Xhibrilit në tokë me të cilen Allahu ia ka shuar etjen Ismailit.

Transmeton ibn Maxhe prej Muhamed bin Abdurrahman bin ebi bekr ka thënë: “isha ulur tek ibn Abasi i erdhi atij një njeri dhe i tha: prej ku erdhe? Tha prej zemzemit, tha a pine prej tij ashtu siq duhet? Tha po si? Tha nëse pin prej tij drejtohu kibles dhe përmende emrin e Zotit dhe pije tri herë me ndërprerje dhe mbushi brit me ta dhe kur ta përfundon falënderoje Zotin sepse pejgamberi a.s ka thënë: “Me të vërtet dallimi mes neve dhe munafikve(dyftyrsave) është se ata nuk pin shumë prej zemzemit”.

Sahabët, tabiinët dhe shumica e dijetarve të umetit dhe muslimanët në përgjithësi i kan dhënë rëndësi pirjes së shumtë të ujit të zemzemit dmth mbushjen e brive prej tij dhe e kan pi me njet të veqantë sepse lutja gjatë pirjes së ujit të zemzemit është e preferueshme (mustehab) ngase uji i zemzemit është për qka te pish, transmetohet nga xhabiri se ai ka bënte dua gjatë pirjes duke thënë:”O Zot unë po e pi kët ujë që t’ma largosh etjen ditën e kijametit”.

Transmetohet për ibn Abasin kur pinte ujë të zemzemit thoshte:”O Zot të lutem ty për dituri të dobishme dhe furnizim të gjer dhe shërim të qdo sëmundje”.

Kanë thënë disa dijetar se uji i zemzemit është zotëri i ujrave më i ndershmi dhe më i larti në pozitë dhe me i dashuri për shiprtrat dhe ka çmimin më të lartë dhe më i qmueshmi tek njerëzit.

Në vitin 1973 dhe 1980 është bër analiza e ujit të zemzemit dhe rezultatet kanë qenë te quditshme se uji I zemzemit është I pastër prej qdo lloji te ndytësirave. Uji zemzem konsiderohet prej ujrave mineral,përqindja e kriprave në minerale sillet prej 150-350 mgr ne litër,ndërsa në ujin e zemzemit arrin përqindja 2000 mgr në litër.Kriprat minerale më të shquarat në ujin e zemzemit janë: calcium, sodium, magnesium, botacium…

Konsiderohet uji I zemzemit prej ujrave më të pasura në botë që posedojnë elementin e kalciumit,përqindja e tij në zemzem është 200mlg në një litër,të vërtetën e tha Resulullahu kur tha: “Me të vërtet (zemzemi) është i bereqetshëm,ai është ushqyes”. Zbulimet shkencore bashkohore vërtetuan se sëmundjet e artiereve të zemres janë më të pakta tek ata të cilët pinë ujë të zemzemit,te vërteten e tha Resulullahu”shërim i çdo sëmundje”

Ujrat e gazuara që ndihmojnë tretjen e ushqimit konsiderohen ato ujra që përmbajn rreth 250 mlg në litër prej bikrobanteve,uji I gazuar më I njohur në botë është burimi “Ifjan”në Francë,ku arrin përqindja e bikrobantëve në të deri 357 mlg në litër,ndërsa uji I zemzemit përqindjen e bikrobantëve e ka 366 mlg në një litër,të vërtetën e tha Resululllahu s.a.v.s kur tha:”uji I zemzemit është për qfardo që e pin”.

Disa dijtar të mjeksis kanë thënë se ujrat minerale ndihmojnë në mjekimin e shumë sëmundjeve si:sëmundjet e reumatizmit,në tepricat e thatësirave në lukth,në sëmundjet kronike dhe vështirësive të tretjes,e tër kjo shërohet me një ndikim të lehtë ,të vërtetën e tha Resulullahu s.a.v.s kur tha:” “nëse pin prej tij për mu shëru me të ka met shëru Allahu,nëse pin për mu ngop ka me të ngop Allahu dhe nëse pin për me hek etjen ka me ta hek Allahu”.

Ndoshta Allahu xh.sh nuk e ka bër të ëmbël për shkak që të mos humb ëmbëlsia e adhurimit gjatë pirjes së tij,megjithatë shija e tij është e pranuar,të vërtetën e tha pejgamberi a.s:”Me të vërtet dallimi mes neve dhe munafikve(dyftyrsave) është se ata nuk pin shumë prej zemzemit”.

Tani pyesim: Cilat janë instucionet e shkencave botërore të cilat kanë qenë në kohën e pejgamberit a.s të cilat dhanë këto të vërteta të quditëshme për ujin e zemzemit dhe cilat janë organizatat për kërkime të specializuara të cilat arritën deri te këto rezultatet precize për këtë ujë dhe cilat janë ato lloje të analizave të cilat rezultuan përqindjen e kripërave minerale në ujin e zemzemit me një precezitet të lartë e në të cilat është mbështet pejgamberi a.s për t’na treguar për këtë ujë të bereqetshëm? Ai është shpallja,”Dhe ai nuk flet nga mendja e tij, ai (kurani) nuk është tjetër pos shpallje që i shpalllet”.

Ka thënë ibn Kajimi:”E kam provuar ujin e zemzemit për tu shëru dhe jam shëru prej disa sëmundjeve dhe jam pastru me lejen e Zotit, dhe kam pa të atillë të cilët e përdorin ujin e zemzemit si ushëqyes me ditë të tëra deri në gjysmë muaji apo më shumë dhe nuk ishin të uritur e bënin tavaf me njerëzit e tjerë, agjëronin etj…

Lusim Allahun xh.sh t’na shuan etjen prej burimit të pejgamberit a.s ne ditën e kijametit,ditën e etjes më të madhe,pirje që nuk do t’na kap etja kurrë pas saj…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here