SILLUNI MIRË ME BASHKËSHORTET E JUAJA

0
537

Gruas para islamit i ishin shkatërruar të drejtat e saj, ishte e zvarritur sipas dëshirës së të tjerëve dhe e sunduar në çështjet e saja, me pozitë të poshtëruar, gjë e cila kishte arritur që të varroset duke qenë në djep, përgjatë injorancës që i kishte paraprirë dërgimit të profetit, sal-Allahu alejhi ve selem.

Më pas erdhi ligji islam që e ktheu atë në pozitën e merituar, largoi padrejtësitë mbi të, dhe porositi që të ruhen të drejtat e saja, e të kihet kujdes ndaj saj, bile e bëri ate shoqëruese të mashkullit në të gjitha dispozitat fetare, i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Gratë janë motrat e burrave”. E shënon Ahmedi dhe Tirmidhiu.

Mbi gjithë këtë, i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, dha një porosi të veçantë për të, kështu që Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ka thënë: “i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Silluni mirë me gratë, sepse gruaja është e krijuar nga briri, dhe se briri më i lakuar është në maje, që nëse dëshiron ta drejtosh e then, e nëse e le si është, mbetet i lakuar, kështu që silluni mirë me gratë”. Shënon Buhariu dhe Muslimi.

SHPJEGIMI I HADITHIT

I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, dëshiroi që të jep porosi burrave të Umetit, nga bashkëshortët, baballarët e vëllezërit, e të tjerët, për gratë, dhe tha “Silluni mirë me gratë”, pra, pranoni porosinë time, dhe veproni me të, silluni mirë dhe jetoni mirë me to, këshilloni njëri-tjetrin që të silleni mirë me to. Më pas sqaroi natyrshmërinë e krijimtarisë së tyre, që të jetë më tërheqës veprimi me këtë porosi dhe tha: “ngase gruaja është krijuar nga briri”. Që tregon se Hava është krijuar nga briri i majtë i Ademit, alejhi selam. Është përmendur briri në formë metaforike për shtrembërimin që ka, pra, janë krijuar në një krijimtari të shtrembur, sikur të jenë të krijuara nga një bazë e shtrembur, kështu që nuk mund të përfitohet prej tyre pos duke menaxhuar me to, dhe me durim ndaj këtij shtrembërimi.

“briri më i lakuar është në maje”, pra, gjëja më e shtrembur tek gruaja është gjuha e saj.

“që nëse dëshiron ta drejtosh e then, e nëse e le si është mbetet i lakuar”, pra, nëse dëshiron ta lësh atë të shtrembur kjo mund të shpie deri në ndarje prej saj, andaj, ky hadith është një nxitje që të jemi të butë ndaj tyre, dhe se të mos insistojmë t’i drejtojmë.

“kështu që silluni mirë me gratë”, e përfundoi me atë që e filloi, për të treguar kërkesën serioze në porosinë ndaj tyre.

Imam Neveviu ka thënë: “Është një nxitje që të kihet butësi ndaj grave, të sillemi mirë me to, e të jemi të durueshëm ndaj krijimtarisë së tyre, të kihet parasysh dobësia e mendjes së tyre, dhe të kujdesemi nga shkurorëzimi pa asnjë shkak, dhe se nuk shpresohet që ato të përmirësohen”.

Kastalani ka thënë: “Ky hadith është një nxitje për menaxhim, që të joshen shpirtrat, të zbuten zemrat, është një politikë me gratë që të kemi falje për to e të durojmë ndaj shtrembërmit, sepse kush dëshiron që t’i drejtojë i ikën përfitimi prej tyre, ngaqë njeriu nuk mund të jetë i panevojshëm për grua, tek e cila ai qetësohet dhe ndihmohet në jetesë”.

DOBËSIA DHE NEVOJA E TYRE

I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, i veçoi gratë për shkak dobësisë dhe nevojës së tyre që ndokush të kujdeset për to, padyshim që gratë kanë një lloj dobësie, që nuk është dobësi negative, për arsye se nga një aspekt nuk është dobësi e synuar, dhe në anën tjetër është e lavdëruar dhe e dëshiruar.

Sa i takon aspektit jo të synuar është dobësia në fuqi dhe në trup, kjo nuk është mashtrim nga ana e saj, për këtë askush nuk duhet që t’i fajësojë ato për këtë. Ndërsa aspekti i lavdëruar është dobësia e zemrës dhe dashurisë, që nënkupton ndjenja të buta, natyrë të qetë, padyshim që kjo është gjë e lavdëruar tek gratë, sado që shtohet –pa teprim- është më e butë dhe më e bukur.

DOBI NGA HADITHI

Duhet të dimë se pre porosive për bashkëshortet për ne janë;

Mosrefuzimi i fejesës kualitative, personin fetar e me moral, i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem ka thënë: “Nëse ju vije një njeri, me fenë dhe moralin e të cilit ju pajtoheni, martojeni, nëse nuk e martoni do të bëhet fitne në tokë dhe prishje e madhe”. E shënon Tirmidhiu dhe e vlerëson hadithin ai autentik.
Mosshfrytëzimi i dhuratës martesore të gruas, ngase ajo është pronë e saj, e dhuruar në shenjë respekti për të, dhe një prej të drejtave të saja, si një këmbim për lidhjen intime të burrit me të. Andaj, nuk i lejohet prindërve apo përgjegjësve që t’ia konfiskojnë apo ta përvetësojnë, Allahu i Lartmadhëruar ka urdhëruar një gjë të tillë dhe thotë: “Epjuni me të mirë grave tuaja dhuratën e kurorëzimit”. Nisa, 4.
T’i jipet e drejta e trashëgimisë, të ndalohet regjistrimi i vasijetit vetëm për burra duke përjashtuar gjininë femërore, apo të shpërndahet trashëgimia në mënyrë që bie ndesh me Kuranin Fisnik.
HADITHI I GJASHTËMBËDHJETË

POROSI DHE UDHËZIME PROFETIKE

Burimi: albislam.com

Përktheu: Hoxhë Shpend Zeneli