Sikur të kishe gjithë çka në tokë a do ta kishe dhënë për të shpëtuar?

0
197

Nga Enesi – Allahu qoftë i kënaqur prej tij – nga Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – përcillet se ka thënë: “Allahu i Lartësuar do t’i thotë banorit që ka dënimin më të lehtë në Zjarr: ‘Sikur të kishe gjithë çka në tokë a do ta kishe dhënë për të shpëtuar? – thotë – Po. – thotë Allahu – Të kërkova diçka më të vogël se kaq, që kur ishe në shpinën e Ademit: të mos më bëje shok asgjë, por ti këmbëngule veçse të më shpifje ortakë (të ngjashëm).” Muttefekun alejhi.

(Ti nuk pranove të më luteshe vetëm Mua, por kërkove ndihmë edhe nga të vdekurit. Nuk të mjaftoi fakti që të më luteshe drejtpërdejtë Mua, por më fute në mes ndërmjetës, për të cilët Unë nuk të shpalla asgjë.
Nuk e besove fjalën Time se vetëm Unë e di të fshehtën, por shkove e kërkove atë tek mashtruesit djallëzore, te horoskopi, tek yjet – në një kohë që ata s’janë krijuar për atë punë – tek llumi i kafes tënde…

Të tregova se fatin tënd e kam shkruar Unë dhe vetëm Unë e kam në dorë ta ndryshoj, dhe Unë të mjaftoj si mbrojtës nga çdo e keqe – nëse mbështetesh tek Unë – por ti s’më besove, e vajte vare hudhra – që Unë i krijova si ushqim për ty -, vare brirë kafshësh, sy magjik, e dreq e shejtan e të bijtë e tij, dhe me paditurinë tënde të thellë i morre ato për mbrojtës !

Të kërkova që të më marrësh mua për Zot të vërtetë që ka mundësi për gjithçka, por ti besove se cilësitë e Mia i posedojnë edhe të tjerë.
Sa pak të këkova, dhe sa shumë do të të jepja, por ti nuk pranove veçse të merrje fjalën e gjithëfarëlloj filozofi e shkencëtari dhe jo Fjalën Time. Sa keq veprove. Sa keq!/xhamiambret

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here