SI SHPËTOI FSHATARI NGA HAXHAXH (ZULLUMQARI)?!

0
204

TREGIM I BUKUR

Haxhaxh bin Jusuf Eth Thakafi, i cili ka qene prijës i Kufes në Irak dhe zullumqar i madh, doli një ditë nëpër rrugët e Kufes, duke qenë i vetëm dhe pa një beduin.
Haxhaxhi i tha: “Çfarë mendimi ke për prijësin tuaj?
Beduini i cili nuk e dinte se pyetësi ishte Haxhaxhi i tha:
“Për Haxhaxhin e ke fjalën?
Haxhaxhi: “Po.”
Beduini: “Mallkimi i Allahut qoftë mbi të, i engjëjve dhe i gjithë njerëzve!
Haxhaxhi: “Më njeh mua?
Beduini: “Jo!
Haxhaxhi: “Unë jam Haxhaxhi!
Beduini i tmerruar: “Po ti më njeh mua?
Haxhaxhi: “Jo!
Beduini : “Unë jam shërbëtori i fisit Beni Amir, tri ditë në çdo muaj më kap budallallëku, kjo është dita që më kap më shumë budallallëku!

Haxhaxhi qeshi nga përgjigja e beduinit dhe e la të ikte”.

Sherhul Ujun Ibn Nubateh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here