Prej Aliut r.a. transmetohet se i ka thënë Pejgamberit a.s.:
O i Dërguar i All-llahut: Kur’ani ik prej gjoksit tim (zemrës) , assesi s’e mbaj mend. Pejgamberi a.s. tha: O baba i Hasanit , a dëshiron që ty t’i mësoj disa fjalë (lutje) që prej tyre do të kesh dobi ti dhe ai që ti do t’ia mësosh dhe me atë do të mbash mend gjithçka dhe kurrë nuk do t’i harrosh?
Ali tha: Po, o i Dërguar i All-llahut.
Pejgamberi a.s. tha: Kur të vijë nata e xhuma nëse mundesh të zgjohesh në pjesën e tretë të natës, zgjohu se ai moment është i dëshmuar, melekët janë present dhe lutja pranohet.
Po që se nuk mund të zgjohesh në pjesën e tretë, atëherë në mesnatë, po që se nuk mundesh atëherë para se të fleshë fal katër rekate namaz. Lexo në të parin Fatihanë dhe suren Jasin, në të dytin Fatihanë dhe suren El-Duhan, në të tretin Fatihanë dhe suren Sexhde, ndërsa në të katërtin Fatihanë dhe suren El-Mulk.
Pasi të lexosh et-tehijatin, shehadetin dhe salavatet thuaj: ALL-LLAHUMMEGFIR LIL MU’MINIINE VEL MU’MINAAT, VEL MUSLIMINE VEL MUSLIMAAT EL AHJAI MINHUM VEL EMVAAT BI RAHME-TIKE JA ERHAMER-RAHIMIIN.
RABBENAGFIR LENA VE LI IHVANINA EL-LEDHINE SEBEKU-NA BIL IMAN.
ALL-LLAHUME ERHAMNI BI-TER-KIL MEASI EBEDEN MA EB-KAJTENI VERHAMNI EN ETEKEL-LEFU MA LA J’ANINI VERZUKNI HUSNEN-NERDHA-RI FIIMA JURDI-IKE ANNI.
ALL-LLAHUMME BEDIIUS-SE-MAVAATI VEL-ERD DHEL XHELALI VEL IKRAM VEL IZZETIL-LETI LA TURAM, ES’ELUKE JA ALL-LLAH JA RAHMAN BI XHELALIKE VE NURI VERXHHIKE EN TUNEVVIRE BIKITABIKE BESARI, VE EN TUTLIKA BIHI LISANIJ, VE EN TUFRIXHE BIHI AN KALBIJ, VE EN TESHREHA BIHI SADRIJ, VE EN TES-TA’MELE BIHI BEDENI, FE INNEHU LA JUINUNII ALEL HAKKI GAJREKE VE LA JU’TINIIHI IL-LA ENTE, VELA HAULE VELAKUVVETE IL-LA BIL-LAHIL ALIJIL ADHIM.
O Zot fali besimtarët dhe besimtaret, muslimanët dhe muslimanet, të gjallët dhe të vdekurit, me mëshirën tënde o mëshirues i mëshiruesve.
O Zoti ynë, na fal neve dhe vëllezërit tonë besimtarë të cilët kanë kaluar para nesh.
O Zoti im, më mëshiro mua që t’iu shmangem mëkateve sa të jem gjallë, poashtu më mëshiro dhe mos lejo që të ngarkoj veten më punë që nuk më takojnë. Më mundëso që të veproj punë me të cilat Ti do të jesh i kënaqur ndaj meje. Zoti im, Ti je shpikës i qiejve dhe tokës, Ty të takon lartmadhëria, fisnikëria dhe fuqia. Ti s’ke rival.
O Zoti im i gjkithmëshirshëm, Ty të lus që për hirë të lartmadhërisë dhe nurit të fytyrës sate të më ndriçosh syt e mi me dritën e Kur’anit, të më lirosh me të gjuhën time, qetëso me të zemrën time, poashtu të lus tërë trupi im të veprojë sipas urdhërave të Kur’anit, sepse askush tjetër nuk mund të më ndihmojë në rrugë të drejtë pos teje, askush nuk mund të më japë këtë që kërkoj pos Teje.
O Zot i madhërishëm s’ka kush më ndihmon kah e mira as që më pengon nga e keçja pos Teje.
Pastaj Pejgamberi a.s. tha:
O Ebu Hasan, vepro kështu tre, pesë ose shtatë xhumaja, lutja inshAll-llah do të pranohet. Betohem në Atë që më dërgoi me të vërtetën. Besimtarit kjo lutje nuk i refuzohet.
Aliu thotë: Vall-llahi nuk kaluan pesë ose shtatë xhumaja Pejgamberi a.s. erdhi në të njejtin mexhlis (vend-ndeje), e unë thashë: O i Dërguar i All-llahut, unë më parë mësoja katër ajete, pastaj i harroja ndërsa tash mësoj dyzet ajete e më shumë, kur i lexoj sikur e kam Kur’anin para vetes. Më parë dëgjoja hadithe, kur doja t’i përsëris, veç i kisha harruar, kurse tash e dëgjoj hadithin dhe e përsëris, s’e harroj asnjë shkronjë. Pejgamberi a.s. tha : Betohem në Zotin e Qabes, se Ebu Hasani është besimtar.
Transmetojnë Tirmidhiu dhe Hakimi.