Si duhet të veprojmë nëse shohim ndonjë ëndërr, komentimi i së cilës lajmëron diçka jo të mirë?

0
161

Pyetja:

Selam alejkum! Allahu ju nderoftë e ju shpërbleftë me xhenet ju që po kujdeseni për këtë ueb faqe.
Pyetja ime është kjo: Si duhet të veprojmë nëse shohim ndonjë ëndërr, komentimi i së cilës lajmëron diçka jo të mirë, si p.sh. mërzi, pikëllim, humbje, fatkeqësi etj.?
Çfarë dhe si duhet të veprojmë në ato raste?

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Vëlla i nderuar, në rast se keni ëndërruar diçka dhe pas komentimit të saj ju bëhet e qartë se ajo aludon për diçka të keqe, siç përmendët ju, si pikëllim apo fatkeqësi, atëherë shpeshtoni duke kërkuar falje dhe kërkojini Allahut t’ju mbrojë nga ajo vepër e ligë apo ajo fatkeqësi, pasi duaja e robit të Allahut është prej (ibadeteve) adhurimeve që ndryshon edhe kaderin apo e zvogëlon atë. Allahu e di më së miri!

Fatmir Raçi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here