Shikimi i xhindëve

0
567

Shumë njerëz në kohën tonë, e edhe para kohës tonë, dëshmuan dhe panë grupe të xhindëve, edhe pse shumica e atyre që i panë ata dhe i dëgjuan, nuk e ditën se ata janë xhindët; ata supozuan se ata janë shpirtëra, ose njerëz të fshehur, apo njerëz të planeteve…

Transmetimi më i vërtetë që transmetohet në këtë vend, është se i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, i shikoi ata, foli me ta dhe ata i folën, i mësoi ata dhe u lexoi Kur’anin. Në temat e ardhshme, do ta përmendim atë rast.

Gomari dhe qeni i shohin xhindët

Nëse ne nuk i shohim xhindët, disa gjallesa të tjera i shohin ata, sikurse gomari dhe qeni.Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurejre, radiAllahu anhu, se Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, tha: ”Kur të dëgjoni kakarisjen e gjelit, luteni Allahun nga mirësia e Tij, sepse ai (gjeli) ka parë ndonjë melek, e kur të dëgjoni palljen e gomarit, kërkoni strehim tek Allahu nga shejtani, sepse ai ka parë ndonjë shejtan”.

Transmeton Ebu Davudi nga Xhabir Ibni Abdull-llahu, radiAllahu anhu, se Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, tha: ”Kur të dëgjoni lehjen e qenëve dhe palljen e gomarëve, kërkoni strehim tek Allahu, sepse ata shohin çka ju nuk shihni”.

Xhamite e Tiranes