Shëtitja shëron depresionin dhe harresën

0
225

Hulumtimet e reja kanë dëshmuar se shëtitja tri herë në javë, qoftë edhe fare ngadalë, përmirëson aftësitë mentale, siç janë mbamendja dhe aftësia e planifikimit, por rrit edhe humorin.

Rezultatet e publikuara të një hulumtimi kanë treguar se shëtitja nga 40 minuta, tri herë në javë, përmirëson funksionet mentale. Për këto efekte pozitive nuk jeni të det…yruar të ecni shpejt, e as të djersiteni.

Sporti dhe rekreacioni aktivizojnë proceset fiziologjike në gjithë organizmin, madje edhe në tru, duke përmirësuar qarkullimin e gjakut në të dhe u ndihmojnë qelizave trurore, neuroneve, që të ndërlidhen mes vete dhe kështu të komunikojnë më mirë. Sa më të ndërthurura të jenë neuronet, truri punon më me cilësi dhe jo vetëm intelektualist, por edhe emocionalisht, meqë njerëzit të cilët ushtrojnë rregullisht kanë edhe humor më të mirë, janë më të qetë dhe më të qëndrueshëm ndaj stresit

Ekspertët pohojnë se njerëzit me formë të mirë kanë mbamendje më të mirë, aftësi për planifikim dhe gjeturi në kohë dhe se janë më të shkathët për kryerjen në të njëjtën kohë të më shumë detyrave. Rekreacioni i rregullt trupor u ndihmon në këtë aspekt edhe të rinjve, por meqë ndër pleq aftësitë mendore dobësohen më shumë, atyre u duhet të lëvizin më shpesh./mjeksiaislame

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here