Sherebela – Mbretëresha e Bimëve Mjekësore

0
581

Krenaria e Shqipërisë janë sherebela, së bashku me rigonin, timusin dhe trumzën të cilat eksportohen jashtë vendit në sasi të mëdha. Sherebela është mbretëresha e bimëve mjekësore shqiptare. Shqipëria është një ndër eksportuesit kryesorë të kësaj bime në Shtetet e Bashkuara ta Amerikës. Sipas Ministrit të Bujqësisë, Z. Edmond Panariti, Shqipëria mbulon 70 % të nevojave të tregut Amerikan për sherebelë. Bimët mjekësore shqiptare furnizojnë gjithashtu tregjet franceze, gjermane dhe italiane. Sipas Z. Xhevit Hysenaj, Kryetarit të Shoqatës së Prodhuesve të Esencave dhe Kultivuesëve të Bimëve Mjekësore, rreth 15 % e sherebelës shqiptare rieksportohet nga Gjermania, Turqia dhe shtete të tjera.

Bimët mjekësore në Shqipëri rriten kryesisht në Malësi të Madhe, Shkodër, Skrapar, Elbasan, Korçë, Berat, Përmet dhe Durrës. Pjesa veriore e vendit është e njohur për prodhimin e sherebelës me cilësi të lartë, ndërkohë që pjesa qendrore dhe jugore e vendit është e specializuar në prodhimin e rigonit dhe timusit.